>
BIOSHQIP

Albulena Ukaj: “Së Shpejti Me Një Baladë...“

25-1-2014
Albulena Ukaj, këngëtarja e cila para disa kohësh publikoi hitin e saj më të ri "Injorant" vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Albulena thotë se shumë shpejt është në pregaditje të disa projekteve muzikore, por projekti i rradhës mendohet të jetë një baladë. TeksteShqip: Albulena, së fundmi për festat e fundviti lansuat në treg videoklipin tuaj më të ri "Injorant". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti? Albulena: Po, kënga "Injorant" është kënga ime më e re e cila u lansua së bashku me videoklip, klipi ështe be nga max production dhe eshte nje kenge qe eshte pelqyer mjaft shum nga pibliku

TeksteShqip: "Injorant" kujt i dedikohet? Kush është "Injroanti"? Albulena: Kënga nuk është dedikim për askënd, është një këngë që më është propuzuar dhe thjeshtë më ka pëlqyer, kam besuar që do të kishte sukses. TeksteShqip: Këndoni zakonisht këngë të zhanrit pop folk. Keni menduar të ndryshoni zhanër? Albulena: Jo se kam menduar, sepse është një zhanër që më flen në shpirt dhe s'do të mendoja asnjëherë të bëja ndryshim. TeksteShqip: Sa jeni e angazhuar në koncerte? Albulena: Jam e angazhuar mjaft sa në Kosovë, aq edhe në Diasporë. TeksteShqip: A jeni e kënaqur me suksesin tuaj deri tani? Albulena: Jam e kënaqur por pretendoj edhe më tepër ti kushtohem muzikës dhe të jem edhe më e kënaqur se kaq, pse jo?
TeksteShqip: Cilat janë projektet e tua të ardhshme? Ke menduar të realizosh ndonjë këngë të re me klip? Albulena: Patjetër që do të kem në mendje dhe plane të reja, kësaj here kam menduar të bëj ndonjë baladë, besoj që do të jetë e mirëpritur nga publiku. TeksteShqip: Po nga jeta private ç'na thua? Vazhdon të jesh "single"? Albulena: Po vazhdoj të jem single sepse muzika me të vërtetë do perkushtim por patjetër që kur ti vij koha do vihem edhe unë në kërkim të dashurisë. TeksteShqip: Po pjesmarrjen në ndonjë ferstival muzikor e ka menduar Albulena? Albulena: Ende nuk kam menduar sepse më shumë jam musafire në Diasporë dhe po të doja të merrja pjesë, gjithmonë ndodh që smundem.

TeksteShqip: Po album do të ketë? Albulena: Album nuk kam menduar, por pse jo në të ardhmen besoj që do të kem. TeksteShqip: Albulena, ne të falenderojmë që gjete kohë për këtë intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Ndopnjë porosi për fansat... Albulena: Unë i falenderoi ata shumë, janë ata që më sollën deri këtu dhe ju premtoj që asnjëherë s'do ti zhgënjej më shumë respekt Albulena Ukaj.

(Teksteshqip.Com)

Albulena Ukaj: “Së Shpejti Me Një Baladë...“