Albulena Ukaj, Këngëtarja Bullgare Huazon Këngën “Nuk Të Jap Afat“
24-5-2013
Superylli bullgar, bukuroshja e njohur si Teodora, duket se dëgjon shumë këngë shqipe dhe madje edhe inspirohet prej tyre në projektet e saj. Telegrafi ka zbuluar se këngëtarja e njohur bullgare ka huazuar këngën e këngëtares nga Kosova, Albulena Ukaj. Kënga në shqip "Nuk Të Jap Afat", e cila është publikuar më 10 mars të vitit 2012, është e ngjashme me këngën "Mina Mi Chasat" të cilën Teodora e ka publikuar më 22 maj. Sidoqoftë, në përshkrimin e këngës së Teodoras në YouTube shkruan se muzika dhe aranzhmani është bërë nga Ardian Kastrati, dhe teksti është shkruar nga Yordan Botev. Nuk dihet nëse Ardian Kastrati është kompozitori i këngës së Albulenës, por si do që të jetë, këtu kemi të bëjmë me dy këngë që janë të ngjashme në pamje të parë, por që kanë tekste në gjuhë të ndryshme dhe zë të ndryshëm.
(Telegrafi)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- "Huligan", Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: "Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën"
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0