>
BIOSHQIP

Alban Skenderaj: Propozimi Për Martesë E Lë Pa Frymë Miriamin

03-07-2013
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë duke shijuar pushime që i ngjajnë një muaji mjalti. Çifti i njohur i artistëve ka zgejdhur pikërish Maldivet për tu relaksuar. Veç pushimeve të mrekullueshme dhe sporteve që ofrojnë këta ishuj, siç është zhytja në botën e pasur nënujore, Miriam është befasuar nga surpriza e të fejuarit të saj. Albani e ka propozuar për martesë pikërisht pas një zhytjeje të thellë në ujërat e Oqeanit Indian. Surpriza e ka lënë gati pa frymë Miriamin, e cila kur ai e pyeti nëse donte të martohej me të, ka bërtitur duke i dhënë një PO të madhe. “Surpriza me e madhe ne jete me erdhi dje gjatë eksperiencës së parë të zhytjes mes bukurive të Oqeanit Indian. Dua ta ndaj dhe me të gjithë ju miqtë e mi. Albani me instruktorët kishte organizuar gjithçka pa dijeninë time dhe midis një shkrimi më propozoi për martesë :)). Ndërkohë që mundohesha të merrja frymë natyrisht i ktheva vetëm një POOOOOO :)))”, - ka shkruar Miriam në Facebook, duke e ndarë me gjithë miqtë e saj dhe fansat këtë moment të bukur. Ndërkohë lajmin në rrjetin social Facebook e ka publikuar edhe Albani i cili ka treguar emocionet e momentit të propozimit. “Zyrtarisht i fejuar. E bëra si burrat edhe pse dridhesha si fëmijë :))”, ka shkruar ai. Lajmin e kanë mirëpritur fansat e të dy këngëtarëve derisa i kanë uruar.
(shqiptarja)

Alban Skenderaj: Propozimi Për Martesë E Lë Pa Frymë Miriamin