>
BIOSHQIP

Alban Skenderaj, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Një Ëndërr”

26-04-2013
Këngëtarja Miriam Cani ka bërë të ditur dje në rrjetet sociale se pas pak orësh do të publikohet kënga më e re e partnerit të saj, Alban skënderaj. “Për pak orë, vetëm në kanalin tonë zyrtar "Albanskenderajmusic”, do të publikohet videoklipi I këngës “Një Ëndërr”. Kënga e re e Albanit në bashkëpunim me Capital T”, ka shkuar Miriam. Simpatinë që ka publiku për këngëtarin e tregojnë fare mirë komentet e fansave, të cilët kanë reaguar menjëherë pas postimit të Miriam Canit. Ashtu siç u paralajmërua, këngëtari i njohur shqiptar Alban Skënderaj ka publikuar klipin e tij më të ri në një bashjkëpunim me reperin e njohur kosovar Cpital-T. Ata kanë sjellë këngën me titull “Një Ëndërr” për të gjithë adhuruesit. Alban Skënderaj është një nga këngëtarët më të suksesshëm në tregun shqiptar, i vlerësuar me çmime prestigjioze. Gjithashtu dhe reperi Capital-T, edhe pse i ri në moshë ka hyrë fuqishëm në industrinë e muzikës duke u kthyer në një nga emrat më të pëlqyer. Në këtë projekt të ri shikojmë një Alban ndryshe në paraqitje dhe një klip të realizuar me standarde të larta. Kënga flet për aktualitetin dhe nevojën për ndryshime të mëdha në jetën e njerëzve.
(shqiptarja)

Alban Skenderaj, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Një Ëndërr”