>
BIOSHQIP

Alban Skenderaj, Prè E Kamerës Së Fshehtë Në “E Diela Shqiptare”

22-01-2013
Pre e kamerës së fshehtë, ka rënë edhe këngëtari Alban Skënderaj, gjatë provave të spektaklit “X Factor Albania”, në të cilin ai është pjesë e panelit të jurisë. Kjo befasi i është bërë nga artisti Ardit Gjebra në “E diela shqiptare”, ku edhe ishte i ftuar si mysafir gjatë të dielës. Albani, mentor i kategorisë së grupeve, gjatë kamerës së fshehtë u përball me disa situata të pakëndshme nga grupet e tij, “KSAL”, “Natyral” dhe “Soul Sister”.

Një surprizë jo të mirë i bënë, grupi i vajzave “Soul Sisters”, të cilat stonuan me qëllim gjatë performancës, madje njëra nga to e akuzoi Albanin, se ai nuk është i pranishëm gjatë provave dhe kjo është arsyeja pse nuk ia dolën.

Ndërkaq, vajzat e grupit, “Natyral”, i rezervuan edhe një moment të pakëndshëm kur njëra nga to, me qëllim, u rrëzua në skenë duke u shtirur se lëndoi rëndë këmbën. Pas një acarimi të momentit, Albani zbuloi se kishte rënë pre e kamerës së fshehtë.
(vipat)

Alban Skenderaj, Prè E Kamerës Së Fshehtë Në “E Diela Shqiptare”