Adelina Ismaili Ndez Diskon “Rinora4” Në Zvicër
12-06-2014
Pop këngëtarja e njohur Adelina Ismaili rikthehet pas një kohe me koncerte. Së fundi ka qenë në një diskotekë në Zurich duke performuar para fansave të saj hitet e pavdekshme.
Ndonëse sezona e verës veçse ka filluar e bashkë me të edhe koncertet e shumta, Adelina Ismaili sezonin e verës e ka filluar në Zvicër, para se të kthehet në Kosovë ku do të vazhdojë me koncerte të shumta dhe të publikojë disa projekte të cilat është duke i realizuar dhe do i sjell si befasi për fansat dhe publikun shqiptarë.
Atmosfera e nxehtë që ka mbizotëruar në Zurich do të mbahet mend gjatë, pasi të pranishëm kanë qenë mbi 2000 persona, aq sa është kapaciteti maksimum i diskos Rinora4. Koncerte nuk do ketë shumë për shkak se vendet që e ftojnë atë duhet të plotësojnë disa kushte teknike që diva të performojë në ato vende.
Adelina nuk ka hezituar asnjëherë të tregojë se ka qenë dhe mbetet adhuruese e presidentit historik Ibrahim Rugova. Ajo në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar një fotografi me Ibrahim Rugovën duke i cituar një fjali të presidentit historik. "Në jetë duhet pasur vullnet dhe durim, të mirat vijnë pastaj" I.R. , ka shkruar Adelina Ismaili.

(Express)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 1