Biografia
Adelina Ismaili ne moshen 5 vjeqare fillon shkollimin ne dy drejtime : Shkolla fillore "Elena Gjika" dhe Shkollën e Ultë te Muzikes "Prenk Jakova"-drejtimi : Piano. Ka te kryer Shkollen e mesme te muzikes-drejtimi kanto dhe piano si dhe Akademine e Arteve te bukura ne Prishtine. Aktualisht studion Fakultetin Juridik. Eshte edhe zyrtarisht "Personi me ndikimin me te madh ne muziken moderne shqiptare". Ne shkollen e muzikes, ne moshen 6 vjeqare, profesoresha e saj e pianos, Ildiko Juniku-hungareze, veren talentin e saj per kendim dhe natyren gazmore. E drejton ne Korin e Femijeve te Radio Prishtines (si quhej ne ate kohe), ku Adelina pranohet menjehere nga komisioni dhe i besohet nje kenge per ta interpretuar ne festivalin e vetem dhe me prestigjioz te asaj kohe "Akordet e Kosoves". Kenga quhej "Ne jemi bukuria e atdheut" dhe Adelina Ismaili shperblehet me Vendin e Pare te Jurise Profesionale dhe njekohesisht me Cmimin e Pare te Publikut-Okarina e Arte. Nje vit me vone, kendon kengen "Pink Panteri" dhe prap shperblehet me te njejtat cimime. Po ate vit, ftohet ne Festivalin e Femijeve ne Sarajeve, ku perfaqeson Kosoven me Kengen "Do te behemi milioner" dhe shperblehet me Vendin e Pare, ne konkurence me femije kengetare nga tere ish-Jugosllavia. Po kete vit editon albumin e pare per femije "Do te behemi milioner", prane Radio Televizionit te Prishtines dhe fillon moderimin e emisioneve per femije ne radio dhe televizion : moderon emisionin "Akordiada e Femijeve" ne Radio-Televizionin e Prishtines kater here ne jave. Nje vit me vone perseri kendon ne Akordet e Kosoves kengen "Tavolina e gjore" dhe prap shperblehet me te njejtat cmime, gje qe nuk kishte ndodhur asnjehere ne historine e festivaleve ne Kosove. Po kete vit ftohet ne 2 festivale ne Sarajeve : "Femijet kendojne hitet" dhe "Festivali i Femijeve" ku shperblehet me Vend te Pare dhe "Interpretimi me i suksesshem". Gjthashtu ne Novi Sad merr pjese ne festivalin : "Kur femijet festojne" dhe shperblehet me vend te pare te Jurise Profesionale ne te parin, dhe me Cmimin te Publikut ne te dytin. Adelina Ismaili ne Sarajeve shpallet "Wunderkind nga Kosova" ne gazetat e atjeshme (fatkeqesisht keto gazeta jane zhdukur gjate luftes dhe ne po perpiqemi te gjejme kopjet, cdo ndihmë është e mirëseardhur). Editon albumin e dyte "Cunga LLunga" prane Radio Televizionit te Prishtines. Nje vit pas, ne Kosove ndalohet cdo aktivitet kulturor nga regjimi serb i asaj kohe, dhe festivali nuk mbahet me. Por Adelina Ismaili, tashme 11 vjeqare vazhdon aktivitetin e saj duke edituar albumin e trete dhe videoprojektin e pare per femije me 10 kenge, titulluar "Ne jemi bukuria e atdheut" nen regjine e Violete Rexhepaqagiqit, percjellur me nje dokumentar te shkurter ku Adelina 11 vjeqare prononcohet kunder regjimit serb, gje qe behet pretekst qe emisionet kulturoro-artistike te cenzurohen ne mase te madhe nga Radio Televizioni i Serbise. Adelina Ismaili konkurron ne "Miss Kosovarja" dhe fiton titullin e me te bukures se Kosoves. Me 1997 Adelina Ismaili shpallet zyrtarisht "Miss Kosova". Po ate vit, ne qershor i vie ftesa qe te perfaqesoje Shqiperine (pasi qe Kosova nuk ishte shtet), ne Miss Globe International si shqiptarja e pare qe prezanton bukurine shqiptare nderkombetarisht. Adelina Ismaili pranon duke vene kushtet e saj : Nese ben styling-un vet dhe nese udheton me familjen dhe jo e vetme. Kjo ben qe drejtori i pergjitheshem i Miss Globe International te shprehet ne televizionin kombetar te Turqise me fjalet : "Zot o Zot, ne kemi katër Miss Albania ne kontest!" Adelina Ismaili prezanton veten gjate spektaklit : "Quhem Adeline Ismaili perfaqesoj Republiken e Kosoves ne Shqiperi". Ky deklarim behet pretekst qe ne kete eveniment te nderhyje menjehere ambasada jugosllave dhe Adelina Ismaili skualifikohet menjehere. Adelina Ismaili eshte femra e pare shqiptare qe morri pjese ne Miss Globe International (Cdokush qe do te mund te na siguronte pjese nga ky spektakel, do ishte nje ndihme e madhe per ne). Pasiqe nuk mund te ktheheshin ne Kosove pas kesaj deklerate e cila kishte provoluar reagimin e regjimit serb ne Kosove, nena e Adelina Ismaili-t, znj. Mona Ismaili organizon nje turne europian dhe Adelina vazhdon me turne neper Europe me te gjitha koleget e veta qe kishin marrur pjese ne Miss Kosovarja. Pasiqe familja Ismaili ende nuk kishin sigurine te ktheheshin ne Kosove, ata zhvendosen ne Shqiperi. Dhe me deshiren e Adelines, direkt ne Festivalin e RTVSH-se.
PASAPORTA:
Gjatesia : 174 CM
Pesha : 55 KG
Hobi : Piktura
Sportet e Preferuara : Basket Dhe Futboll
Horoskopi : Shigjetari
Futbollisti i Preferuar : David Becham
Kengetari Preferuar : Eminem
Filmi - Goodfathers
Aktori - Kiam Nurius dhe Angjelina Jolie
Ngjyra e syve - Kafe e mbyllet
Në vitin 1991, Adelina Ismaili publikon albumin "Do Te Behemi Milioner".
Në vitin 1992, Adelina Ismaili publikon albumin "Cunga Llunga".
Në Dhjetor 1992, Adelina Ismaili merr pjesë në Festivali i 31-të në RTSH me këngën "Mos Ma Gjuj Diellin Me Gurë". Perkunder moshes joadekuate, komisioni per here te pare ne kete festival ben perjashtim duke pranuar nje femije ne festival te rriturish. Performansa e saj zgjon ovacione ne Pallatin e Kongreseve Tirane dhe edhe juria ben perjashtim duke futur ne dhjeteshen e pare fituese nje femije. Adelina shperblehet me cmimin "Debutantja me e mire". Adelina realizon albumin e katert per femije "S`kam adrese e po bie shi" dhe videoprojektin e dyte me te njejtat kenge dhe titull (1993) me regji te Isa Qosja. Në vitin 1993, Adelina Ismaili publikon albumet "Ne Jemi Bukuria E Atdheut" dhe "Protestoj".
Nje vit me vone (1994) ftohet nga organizata humanitare amerikane "Peace Child", ku mes femijeve nga tere bota perfaqeson Kosoven ne koncerte femijesh ne vendet ballkanike, siq jane Kroaci, Slloveni, BiH, Bullgari, Hungari, Poloni, Cekosllovaki, etj., ku ne kete te fundit ajo kendon opereten "Ave Maria". Vlen te theksohet ne ne kete koncert mysafir nderi ishte Kryetari i Cekosllovakise, Vaclav Havel i cili i dhuron Cmimin e Pare Adelina Ismaili-t, dhe Adelina Ismaili shpallet fituese e turneut "Peace Child". Ne ish-Jugosllavi situata politike po acarohej me fillimin e luftes ne Kroaci dhe turneu nderpritet. Po kete vit Adelina Ismaili me motren e saj, Zanfina Ismaili atekohe nente vjeqare, remixon kengen "Rroka mandolinen" duke u bere shqiptarja e pare qe remixoi kenge popullore shqipe me zhanrin Rap.
Në Dhjetor 1995, Adelina Ismaili merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën "Eja Te Vallezojme".
Në vitin 1995, Adelina Ismaili publikon albumin e saj te peste "Fore", ku tashme fillon etapen e kendimit per adoleshente dhe realizon klipin e saj te pare, si adoleshente, ne Gjermani "Me motora" ne regji te Besfort Hasanaj. Po kete vit Adelina Ismaili fillon dhe turnete e saj ne diasporen shqiptare ne Europe.
Në Dhjetor 1996, Adelina Ismaili merr pjesë në Festivali i 35-të në RTSH me këngën "Zemren Nuk Ta Fal".
Në vitin 1996, Adelina Ismaili publikon albumin "100% Zeshkane", me te cilin prek shume tema tabu, siq eshte emancipimi i femres shqiptare, tema politike dhe sociale, emigrimin shqiptar, remiksimin e pare modern te kenges popullore, etj.
Viti 1997 sjell nje Adeline te re, dhe suksese qe behen tema numer nje e diskutimeve ne vendet e banuara me shqiptare. Kete hère, Adelina Ismaili do te ndyshoje pergjithmone imazhin e muzikes shqiptare pas renies se komunizmit. Pjesemarrja ne Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar shenon nje kthese ne imazhin e pothuajse te gjitha kengetareve qe do te pasojne. Adelina Ismaili gjate performimit te kenges praktikon vallezimin modern me balerine te vallezimit modern boteror, dhe ne fund te kenges zhvishet ne nje fustan transparent me te brendshme te stilizuara. Kjo performanse duartrokitet mbi 5 minuta, duke kthyer Adelina Ismailin tre here ne bis, gje qe nuk kishte ndodhur ndonjehere ne ate festival. Juria tiranase e kishte te pashmangshme qe kete here Adelina Ismailin te fuste ne peseshen e pare fituese. Viti 1997 gjithashtu shenon dhe inkuadrimin e Adelines ne skenen politike kosovare me kengen "Ushtrine time do te bej me Ibrahim Rugoven", kenge e cila tashme ishte bere nje lajt-motiv i ideologjise rugoviste, dhe ne intervisten e vetme te dhene shtypit kosovar, dr. Ibrahim Rugova nuk e le pa e permendur kete kenge. Poashtu ne vitin 1997 eshte e vetmja artiste kosovare e cila merr pjese ne permbylljen e fushates se Partise Demokratike te Shqiperise, i e ftuar speciale nga vet presidenti i kesaj partie Sali Berisha.
Në vitin 1998, Adelina Ismaili ripublikon albumin "100% Zeshkane", kesaj here me Beki Studio dhe me titullin "Ushtrine Time Do Ta Bej". Po kete vit, Adelina Ismaili fillon te shfaqe dhe publikisht admirimin e saj per politiken pacifste te udhehequr nga dr. Ibrahim Rugova, qe po zhvillohej ate kohe ne Kosove. Mu ne kete kohe, Adelina Ismaili dhe fillon aktrimin e saj, ne skeqet humoristike te projekteve te shumta te realizuara nga Sevdai Radogoshi. Realizon dhe role me aktore dhe rexhisor te shquar nga Shqiperia e Kosova si, Zef Deda, Sabri Fejzullahu, Adem Mikullovci, Besim Dina, Luan Jaha, Shkumbin Istrefi, Isa Qosja, Faruk Begolli, Xhejlane Godanci, Leze Qena, Adhurim Demi, Rudina Maxhistari etj. Aktrimi mbetet pasion i saj dhe sot e kesaj dite. Viti 1998 paraqet nje katrahure per popullin shqiptar ne pergjithesi, natyrisht dhe per kulturen dhe artin. Kosovaret fillojne te debohen nga Kosova. Pak para hyrjes se forcave serbe ne Prishtine, Adelina Ismaili merr pjese ne projektin e Presidences se Kosoves -"Call for Peace" (Thirrje per paqe), kenge e cila transmetohet ne mediumet boterore siq jane BBC, CNN, RTL, RaiUno, TeleFrance1, etj. Lufta tashme kishte perfshire tere Kosoven dhe Adelina Ismailin e gjen refugjate ne Maqedoni, e cila perkunder veshtiresive qe kishin filluar karshi saj dhe familjes se saj, nga oponentet politik te dr. Rugova, Adelina Ismaili nuk ndalon punen.
Në Nëntor 1999, Adelina Ismaili merr pjesë në Kënga Magjike 1999 me këngën "F.. The Government". Cdo gje do te ecte ne favor te fitimit te Cmimit te Pare per Adelinen, e cila me te kuptuar qe ne publik do te jene pushtetare, dhe vet Presidenti i Shqiperise Rexhep Mejdani, ne momentin e fundit nderron kengen dhe vendos te shaje pushtetaret. Kendon "Fuck The Goverment". Kjo kenge nuk kalon pa komente te bujshme, tabu e dyte u thye nga Adelina Ismaili. Fiton cmimin "Best Look" per imazhin e saj tejet modern ne ate kohe, me floke te shkurter ngjyra ngjyra dhe veshje hip-hop. Kete vit Adelina Ismaili ftohet nga organizata nderkombetare humanitare "Open Heart" qe te realizoje koncert ne Shqiperi me yllin e madh nderkombetar te asaj kohe, DJ Bobo.
Në Nëntor 1999, Sinan Vllasaliu & Adelina Ismaili marrin pjesë në Nota Fest 1999 me këngën "Vetem Me Rini".
Në Qershor 2003, Adelina Ismaili merr pjesë në VFM 2003 me këngën "Sonte".
Në vitin 2000, Adelina Ismaili publikon albumin "S'jam Sex Bomb". Ne kushte jonjerezore, si cdo refugjat, Adelina Ismaili gjen menyren te punoje ne albumin e ri. Ky album gjen rrugen tek degjuesi dhe lanqohen hite sikur "Lavdi, ushtari im", "Amaneti", "Uragan Cohen Krenaret", "Fuck the Gouverment", "Shko ne RS" etj. Adelina Ismaili nje jave pas masakrimit te familjes Jashari, shkon ne Shqiperi per te filmuar kenge per Adem Jasharin, por rrymat politike radikale shqiptare tani kishin arritur nje pike te nxehte dhe, Adelines i bllokohet cdo mundesi realizimi te kenges. Kthehet prap ne Maqedoni dhe shquhet si kengetarja e vetme qe kishte refuzuar te kendoje me pagese gjate luftes, por realizon mbi 45 koncerte humanitare. Me tu kthyer ne Kosove (pas mbarimit te luftes), refuzon kategorikisht ikjen ne ndonje shtet te huaj per nje jete me te mire, dhe filmon kengen "Uragan Cohen Krenaret". Menjehere pas kesaj fillon punen ne videoprojektin "IRA" ku numerohen 11 klipe nga albumi "S`jam sex bombe" dhe 7 skeqe humoristike humoristet kosovar Sevdai Radogoshi, Besim Dina dhe Bujar Kokolli. Videoprojekti kalon mbi 1 vit e gjysem pa mundesi botimi per shkak te kushteve finansiare.
Viti 2000 shenon nje kthese ne estraden shqiptare. Adelina Ismaili e para, hedh ne treg videoprojektin e pare me te gjitha kenget e albumit "S`jam sex bombe", ku realizohen 11 klip dhe 7 skeqe humoristike, klipe tejet moderne qe deri me atehere nuk ishin pare te tilla ne Ballkan. Po kete vit, Adelina Ismaili se bashku me perfaqesuesit e organizates humanitare "Open Heart" vie ne Shqiperi dhe pas nje konference shtypi ku merr pjese dhe kryebashkiaku i atehershem i Tiranes, Edi Rama, deklarohet si mysafirja e pare shqiptare e nje ylli boteror qe per here te pare po vinte ne Shqiperi per te dhene koncert. Para nje publiu qe arrinte numrin afer 150.000 njerez, Adelina Ismaili hap koncertin me kengen "Lavdi ushtari im" dhe pason kenga "Sajzeza" nje duet evergreen me grupin Elita 5.
Ne vitin 2001 Adelina Ismaili sprovon veten me shume si aktore dhe moderatore. Adelina Ismaili behet figura mbrojtese e produksionit Labia, dhe prezantuesja e programit festiv "Gezuar me Labia 2001", realizon rolin e Tomb Raider-Lara Croft ne nje reklame televizive, si dhe shume skeqe humoristike me Sevdai Radogoshin, dhe me Adem Mikullovcin rolin kryesor ne serialin "Mahalla jone". Projektet ku aktron Adelina behen best-seller. Ne nje interviste dhene revistes kosovare "Teuta" aktori dhe rexhisori i madh kosovar, Faruk Begolli deklaron : "Xhejlane Godanci dhe Adelina Ismaili jane aktoret me te mira shqiptare".
Në vitin 2002, Adelina Ismaili publikon albumin "Prej Fillimit...", nje nder sukseset me te medha te Adelina Ismailit. Nje album me 17 kenge, i cili arrin shitjen prej 150.000 kopje qe ne diten e pare te lanqimit, nje duet me grupin "Tingulli 3" ku ne kengen "Me Kosove po luhet komore" Adelina Ismaili prek njeren nder temat me tabu atebote ne Kosove duke kritikuar mediat, pushtetin dhe nderkombetaret ne Kosove, koncert ne Podujeve kushtuar heroit te kombit Zahir Pajaziti ku Adelina kendon me veshje ushtarake e rrethuar nga ushtare te UCK-se, koncert ne Decan kushtuar heroit kombetar Sali Ceku ku Presidenti Rugova gjate performanes se Adelina Ismailit i pari ngritet ne kembe ne shenje respekti, koncert ne Zheger te Gjilanit organizuar nga Adelina Ismaili ne nder te heroit kombetar Agim Ramadani ku te ardhurat i dedikohen familjes, e shume koncerte tjera humanitare dedikuar familjeve te deshmoreve, femijeve jetime, heronjeve te vertete te luftes se Kosoves, si dhe nje album ku per here te pare kombinohet muzika rock me ate tradicionale shqipe, prek tema tejet feministe, kendon pro homosexualizmit nje kenge qe i kushton shokut te saj gay nga femijeria i cili beri vetevrasje ne Prishtine, kenge rock-alternative, performon rap, ngacmohen tema religjioze, si dhe lanqohet njera nder kenget me te bukura shqipe "Skenderbeu". Kjo kenge mbetet e pafilmuar gjate, si pasoje e cenzures nga RTK. Klanet e caktuara te politikes radikale filluan sabotimin e vêpres se Adelina Ismailit. Sabotimet sa vijne dhe behen me te shpeshta per ndikimin e Adelina Ismaili-t ne rrjedhat politike shqiptare dhe kolegia Jakupi, e njohur si aderuese e politikes radikale majtiste, e shoqeruar nga kater bodyguarde sulmon fizikisht nenen e Adelina Ismailit, me qellimin e largimit te Adelina Ismaili-t nga mediumi ku duhej te performonte (sipas fakteve te gjyqit), Mona Ismailin dhe Adelina duke u perpjekur qe ta ndaje, sulmohet dhe vet nga Leonora Jakupi ne cka Adelina pergjigjet me nje kunder sulm fizik te ashper ku kjo e para shtrihet ne spital per me shume se nje jave, me 49 hematome ne trup. Pas tre seancave gjyqesore dhe dshmive te kolegeve-deshmitare okular, Adelina Ismaili shpallet pafajshme ne cdo pike, dhe ky lajm transmetohet ne cdo medium shqiptar. Kjo nuk e ndalon Adelina Ismailin qe ne kete vit te fitoje bindshem cmimin "The Best of Best" ne festivalin "Zhurma Awards". Mediumet e se majtes kosovare dhe shqiptare fillojne "gjyetine e shtrigave" ne Adelina Ismaili-n, gje qe behet pretekst per sulme konstante mbi familjen Ismaili nga sherbime te ndryshme te subjektve politike ne fjale.
Në vitin 2002, Adelina Ismaili publikon albumin "Top Hitet".
Në Qershor 2003, Adelina Ismaili merr pjesë në PoliFest 2003 me këngën "Kanagjegji (Perzini Qajat)".
Në vitin 2003, Adelina Ismaili publikon albumin "The Best Of Adelina". Viti 2003 e gjen Adelina Ismailin ne duete me legjenden e muzikes se lehte shqiptare, Sabri Fejzullahu. Keto duete mbesin si perla te muzikes shqiptare sot e kesaj dite. Shqiperia nuk harron Adelinen dhe ne baze te votave te lexuesve, revista "Spekter" shpall Adelinen "Fenomeni me seksi ne muziken shqiptare". Gazeta "Teuta" shpall Adelina Ismailin "Personazh i vitit". Humoristet e rinj "Stupcat" ne edicionin e tyre per RTK ia kushtojne nje skeq dhe kenge Adelina Ismailit.
Më datë 31 Dhjetor 2004, Adelina Ismaili publikon videoklipin "Boll Ma", në bashkëpunim me Beka. Ne vitin 2004 Adelina Ismaili si Keshilltare per Kulture e Presidentit te Kosoves, dr. Ibrahim Rugova. Adelina me shume perkushtohet ne lemine politike dhe koncerte humanitare, duke u bere bartesja kryesore e programit artistik ne fushaten paraelektorale te Lidhjes Demokratike te Kosoves ne zgjedhjet presidenciale. Perkunder shume veshtiresive nga kundershtaret politik, kolege kengetare, mediume dhe njerez te bizneseve te dyshimta, nuk lekundet asnjehere. Ky vit do te mbahet mend me intervisten e dhene ne Radio Drenas (ne naten e heshtjeve parazgjedhore) nga Adelina nga ora 22:00 deri ne oren 02:30, edhepse ishte parapare vetem deri ne 24:00. Poashtu behet iniciatore dhe organizatore e koncertit madheshtor në perkrahje te Ramush Haradini, ne Stadiumin e Prishtines "Me Ramushin", ky mbi 40 kolege i pergjigjen fteses e Adelines per te kontribuar per liderin e Aleances se Kosoves, Ramush Haradinaj. Haradinaj pergjigjet me nje leter publike tejet miqesore ndaj Adelina Ismailit. Shpallet "Themel i muzikes dhe stilit evropian ne Kosove" nga Radio Televizioni Dukagini. Ne Miss Kosova 2004 eshte kryetare jurie. Viti 2004 per Adelina Ismailin me se shumti do te mbahet ne mend per projektin me serioz kunder dhunes dhe krimit ne Kosove, qe eshte realizuar nga Adelina Ismaili dhe MC Beka ne bashkepunim me Zyren Amerikane ne Kosove, Zyren Finlandeze ne Kosove dhe OJQ "Forumi". Kenga "Boll ma" behet nje hymn kunder fenomeneve negative ne Kosove. Realizon skeqin e pare humoristik me humoristat "Stupcat", skeq ku lajmotiv eshte kenga "Adeline moj Adeline" kushtuar Adelines. Fiton vendin e pare ne nje kontest vallezimi ne Antali te Turqise, ku po bente pushimet dhe ftohet ne skene nga moderatori i atij show gati aksidentalisht. Realizon afer 30 koncerte humanitare ne te gjithe Kosoven.
Në Dhjetor 2005, Adelina Ismaili & Zanfina marrin pjesë në Zhurma Show 2005 me këngën "Dy Motra Nje Frajer", ku shperblehet me cmimin "Dueti me i mire" (Best Duo) kurse kenga "Mbretereshe e robereshe" shperblehet me cmimin "Kenga me e mire" (The best song). Albumi "Mbretereshe e Robereshe" behet best-seller i kompanise muzikore "Dea". Kete vit Adelina Ismaili per here te pare ben turne ne ShBA per komunitetin shqiptar, dhe numrin e publikut te saj ende askush nuk ka rritur ta mposht, sot e kesaj dite.
Në vitin 2005, Adelina Ismaili publikon albumin "Mbretëreshë E Robëreshë". Adelina ben nje gershetim me te theksuar te muzikes popullore/folklorike shqiptare me rrymat moderne te kohes. Klipi "Dy motra nje frajer" duet me Zanfina Ismailin, jave me radhe mban vendin e pare ne top-listat shqiptare. Po kete vit ne Prishtine, per here te pare, vie me koncert legjenda e muzike turke, Ibrahim Tatlises dhe te ftuara speciale nga mbare estrada shqiptare, per hère te pare, jane Adelina dhe Zanfina Ismaili. Pas shume deklarimeve fantastike qe Ibrahim Tatlises ben ne mediume per Adelina dhe Zanfina Ismailin, ne koncertin qe numeronte mbi 80.000 njerez publik, Adelina Ismaili kendon se bashku me Ibrahim Tatlises ne duet.
Ne fillim te vitit 2006 Adelina Ismaili ben koncert-recital ne sallen "1 tetori" ku me mysafire dhe kolege kengetare feston njezet vjetorin e karrieres dhe ky koncert sjell risi ne imazhin skenik shqiptar, ku hasim transformim te kater imazheve, vallezimeve, interpretimeve dhe skenografive. Me pas ben deklarim publik ne tri gazetat me te shitura ditore ne Kosove, qe perkohesisht do te terhiqet nga muzika me keshillen e mjekeve per shkak te nje ftohjeje ne mushkeri dhe mbingarkese me pune. Kete vit Adelina Ismaili peson humbjen me te madhe ne jeten e saj, humbjen e gjyshes se saj te ciles i kishte kushtuar gati cdo projekt te realizuar nga ajo. Nuk dihet asgje mbi gjendjen e saj te atehereshme. Kjo nuk e ndalon publikun qe me vota interneti Adelina Ismaili te shpallet "Kengetarja e vitit 2006".
Në Qershor 2006, Adelina Ismaili & Zanfina marrin pjesë në VFM 2006 me këngën "Dy Motra Nje Frajer".
Në Qershor 2006, Adelina Ismaili merr pjesë në Polifest 2006 me këngën "Mirëdita".
Viti 2007 e gjen Adelina Ismailin duke pushuar dhe larg mediave me deshiren e saj, perderisa shtypi thurr storie dhe intervista te imagjinuara, mbi 173 shkrime te numeruara. Nuk pergjigjet askush i rrethit te Adelines ne asnje. Adelina Ismaili asnjehere nuk prononcohet per media. E sygjeruar nga mjket kalon ca muaj larg. mediave, gjithmone e rrethuar me siguri te larte. Kjo nuk e ndalon publikun mbarshqiptar qe te perkrahe Adelina ismaili-n dhe, Adelina Ismaili behet kengetarja e pare shqiptare qe perseri me vota interneti fiton epitetin "Kengetarja me e bukur shqiptare 2007". Pas ketij fenomeni, vendoset qe kengetaret fitusee te terhiqen nga konkurenca. Adelina Ismaili eshte kengetarja e pare shqiptare qe eshte votuar dy vite rradhazi si "Kengetarja me e bukur shqiptare", edhepse e larguar nga skena.
Në Prill 2007, Adelina Ismaili merr pjesë në VFM 2007 me këngën "Mirëdita".
Më datë 9 Mars 2008, Adelina Ismaili publikon videoklipin "Trimit Tim".
Në vitin 2008, Adelina Ismaili publikon albumin "Diva (Feniks)". Kur te gjithe ishin te bindur qe Adelina Ismaili nuk do kthehej me ne skene, ajo kthimin e pare ne te zeza, si shenje respekti per vdekjen fizike te Presidentit te Kosoves njekohesisht dhe idhulit te saj, a e ben ne fushaten e LDK-se ne Gjilan. Pasojne koncertet humanitare per femijet e deshmoreve Ferizaj, Decan, Kline, Istog, Podujeve, Peje. Pas ketyre sukseseve, Nexhmije Pagarusha deklaron : "Adelina Ismaili eshte kengetarja me origjinale e gjenerates e re". Lanqon albumin "Fenix" nje best-seller i radhes. Me 17 shkurt 2008, kur shpallet Pavaresia e Kosoves, ne koncertin e mbajtur ne sheshin "Nena Tereze" ne Prishtine. Me tu shfaqur Adelina Ismaili ne skene, masa e njerezve qe arrinte milionin nuk e le Adelina Ismailin te kendoje mbi 5 minuta me ovacione. Per here te pare Adelina po qante ne skene, ishte bindshem kengetarja qe u pelqyue me se shumti nga publiku ne Diten e Pavaresise se Kosoves. Menjehere pas, ftohet nga Top Chanel ne Shqiperi, ku ne konkurence me te gjitha koleget shqiptare, perzgjidhet qe te jete mysafirja e vetme speciale ne reality-show "Big Brother Albania". Pas shume vitesh terhekjeje te Adelines nga skenat e Shqiperise, skena e Shqiperise ben ovacione per Adelinen. Fillon turneun promovues te albumit duke ndryshuar imazhin dhe performansen ne cdo koncert nga dhjete here. Durres (ku sigurohet nga truproje te Kryeministrit te Shqiperise), Mal te Zi, Kosove, Maqedoni, dhe me pastaj ne diaspore ku ajo zgjedh "Ulpiana Club" per promovimin e saj. Gjate ketij promovimi realizohet nje DVD, e cila menjehere kishte rene ne sy te njerezve te show-biznesit zvicerran dhe Adelina Ismaili ben inagurimin e hapjen se shitjes se DVD-se se saj ne tregun evropian, ne nje konference shtypi ne Media Markt. Tregu evropian hapet per Adelinen dhe nje shtepi diskografike (te cilen Adelina ende nuk do qe ta beje publike) ben oferten per bashkepunim me Adelina Ismailin. Po kete vit themelohet shoqata humanitare "Iliada", ku Adelina Ismaili eshte nje nga dy pronaret. Merr pjese si fotomodele speciale ne revyne e modes "Krystal" te Blerina Kllokoqi-Rugova. Realizon koncert humanitar se bashku me Anita Muqaj-Haradinaj dhe Zanfina Ismaili per femijet bonjake, prane S.O.S. Kinderdorf ne Prishtine. Merr pjese si Kryetare Jurie ne zgjedhjen e "Miss Universe Kosova". Realizon intervisten me te gjate shqiptare ndonjehere me fansa online ne albaniac.com. Ne koncertin e saj per Vitin e Ri, ne sheshin e Ulqinit sillen forcat policore shtese nga qytetet tjera per te mbajtur nen kontroll masen e madhe te fansave. Me vota interneti shpallet "Kengetarja me e deguar shqiptare 2008".
Më datë 7 Nëntor 2009, Adelina Ismaili publikon videoklipin "Tribalb". Videoklipi u prodhua nga Dejan Milicevic. Me këtë këngë, Adelina Ismaili u paraqit në këto festivale: Netët e Klipit Shqiptar 9 (2010), VFM 2010 (2010), Zhurma Show 2009 (2009).
Ne vitin 2009 me nje stil te ri, Pin-Up ose Burlesque, Adelina Ismaili realizon show televiziv ne KTV, kurse ne show "Labi Party" zgjidhet kryetare jurie per "Miss kengetarja 2008/2009". Fillon turneun e saj boteror. Ne Zvicer, nga gazetat zvicrrane cilesohet "Simbol Ballkanik" shkruar nga Max Brym. Vleresohet nga shumica e kolegeve me fjalet me pozitive. Ne turneun e saj ne ShBA do te mbahet ne mend qe Adelina Ismaili eshte e para shqiptare qe realizoi koncert ne "Capital" ku nje jave me heret kishte promovuar albumin e tij reperi i njohur boteror "50 Cent". Gjate nje vizite tek Artistja e Popullit/Nderi i Kombit Vace Zela e cileson si "Adelina e bukur qe kendon dhe me bukur". Fillimi i vitit 2009 e gjen fondacioni humanitar "ILIADA" (ku bashkepronare eshte Adelina Ismaili) mundeson sherimin mbi 12 femijeve - jetim lufte ne SHBA. Po kete vit Adelina Ismaili behet artistja e pare shqiptare e rexhistruar prane Agjensise se Mbrojtjes se Artistit "SUISA" me seli ne Zvicer. Turneu ne Europe mbaron me afer 32 koncerte realizuara, mesatarja 1.300 njerez ne publik, dhe Turneu ne ShBA mbaron me 6 koncerte te realizuara, mesatarja 1.700 njerez ne publik. Adelina Ismaili lanson kengen dhe klipin "Tribalb", gazetat per 3 muaj rresht nuk ndalojne debatet rreth simboleve religjioze ne klip, shpallet "Top 1" ne Rtv21 plus (Kosove), dhe kenge fituese e 3 cmimeve, Dance kenga e vitit, Cmimi special i jurise, TOP 1 (bazuar ne top listen ku ky klip mbajti 21 jave rresht vendin 1) dhe Cmimin e Festivalit "Videoklipi i Vitit" (Best All) ne Zhurma Show Awards 2009. Adelina Ismaili sfidon Shqiperine me nje kenge pop-rock moderne te punuar nga Adi Hila, me nje performanse tejet shokuese pro liberalizimit te femres moderne shqiptare. Pas 6 here bis nga publiku, fiton "CMIMI I PUBLIKUT" ne Kenga Magjike-Shqiperi, producenti i Festivalit dhe kantautori shqiptar Ardit Gjebrea e quan publikisht Adelina Ismailin "Diva e muzikes se lehte shqiptare". Koleget sabotojne votat per Adelina Ismaili-n dhe kjo behet pretekst qe 2 dite rresht te mbahen emisione spéciale per Adelina Ismaili-n ne TVKlan Albania, duke zene vend dhe ne lajmet qendrore te po ketij televizioni. Adelina Ismaili permbyll vitin me koncert ku thehet rekordi i 6 viteve te fundit, arrihet numri 2.600 bileta te shitura.
Në Nëntor 2009, Adelina Ismaili merr pjesë në Kënga Magjike 2009 me këngën "Nuk Ngec".
Viti 2010 mund te numerohet si njeri nder vitet me te suksesshme te karrieres se Adelina Ismaili-t. Themelohet produksioni zvicrano-shqiptar "ILIADAENTERTAINMENT" ku Adelina Ismaili eshte bashkepronare. Nuk dihen detaje sa njerez veprojne ne produksion, perveq faktit qe Rudina Idrizaj eshte nje emer i ri ne veprimatrine e Adelina Ismaili-t, si zedhenesja e pare zyrtare e nje kengetareje shqiptare. Pas fotove te realizuara ne New York tek miku i familjes Ismaili, z. Fadil Berisha, Adelina Ismajli zgjidhet "KENGETARJA E VITIT" ne sondazh te lexuesve- revista "TEUTA" Kosove (dhjetor-janar 2009-2010) Adelina Ismajli votohet "PERSONAZH I VITIT" ne sondazh te lexuesve- revista "VIP ALBANIA" Shqiperi janar 2010. Adelina Ismajli votohet "FEMRA IN 2010" ne sondazh te lexuesve- revista "ANABEL" Shqiperi shkurt 2010 Ballina e "ANABEL" me Adelina Ismaili si femra e pare shqiptare qe zhvesh gjoksin ne nje balline shqiptare, votohet si "BALLINA ME HOT" ne sondazh interneti. Adelina Ismajli votohet "KENGETARJA ME E DESHIRUAR PER FESTEN E PAVARESISE" sondazh RTV21 shkurt 2010, edhepse refuzon pjesemarrjen ne kete pervjetor per shkak te rrymave radikale politike. Kenga e Adelina Ismaili-t "Tribalb" fiton cmimin Best Performance ne Video Music Awards Kosova, Adelina nuk shkon te marr cmimin. Me videoklipin "Urdher i Ri Illyric", në konkurencë të jashtëzakonshme, do te thoshim, me Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri-Duffye, fiton Adelina Ismaili, cmimin Best Female Video ne Zhurma Show Awards. As aty nuk paraqitet te marr cmimin. Impenjimet per karrieren e saj e cila fillon te zhvillohet dhe jashte vendeve shqipfolese, kryesisht France, Gjermani dhe Zvicer, fillojne pas turneut me te suksesshem mbareshqiptar te cilin Adelina Ismaili e realizon gjate veres 2010 ne Malin e Zi, Maqedoni, Shqiperi dhe Kosove, per 2 muaj afer 25 koncerte me mesataren 1.200 veta publik. Vlen te permendet koncerti ne Drenice (ku Adelina Ismaili nuk kishte shkelur nga kercenimet qe nga viti 2003), si koncerti me madheshtor i ketij turneu ku mbi 2.000 njerez ne publik bejne Adelina Ismailin te qaj 2 here ne skene, e pamundesuar te kendoje nga ovacionet e publikut, si dhe takimi me fansa nga familja heroike e Adem Jashari. Ne fillim te ketij viti editohet kenga e pare kushtuar Adelina Ismaili-t. Editohet numri i pare i gazetes shqiptaro-greke "Elona", ku ne balline eshte Adelina Ismaili. Mediat kosovare e quajne "Primadona e Muzikes se lehte shqiptare", mediat e Shqiperise e shpallin si "Artistja me ndikimin me te madh ne artin modern mbareshqiptar" duke lene pas emrat me te njohur te artit muzikor mbareshqiptar. Aktualisht, ekipi i "ILIADAENTERTAINMENT" eshte shtepia botuese amë e krijimtarise se Adelina Ismaili-t, ndersa Adelina Ismaili vepron ne Paris ku po rexhistron kenget per albumin e pare ne gjuhet : angleze, franqeze dhe shqipe per albumin e saj te pare europian.
EVENTET
Komente 62