>
BIOSHQIP
Biografia
Grupi 2po2 eshte themeluar ne vitin 1996 nga Besnik Canolli dhe Arben Mehmeti. Ne vitin 1997 arrijnë ti incizojne kenget e para, fillimisht me kengen "S'me pelqen kjo loje" arriten ti bejne per vete zemrat e shume moshatarve te tyre. Adhurues të shumtë këndojnë refrenin e këngës së tyre "Mori dashni e mjera", këngë kjo të cilën grupi 2po2 e kënduan në fillim të karrierës së tyre. I ngacmojnë me shikime kurreshtare, ndërsa Besniku dhe Arbeni iu dhurojnë buzëqeshje modestie, të vetëdijshëm se pikërisht tek kjo modesti qëndron edhe çelësi i suksesit të tyre. I thërrasin grupi që solli freski në HipHopin shqiptar. Tashmë anëtarët e bendit 2po2 e dinë mirë se kanë shumë adhurues në sajë të këngëve të tyre, me zërin që tamam tingëllon hip-hop dhe me lëvizjet origjinale në skenë. Karriera e tyre zë fill diku në vitin 1995 me një këngë demo për të vazhduar më pas në vitin 1997 të merren më muzikë në mënyrë profesionale. Atëbotë ishin katër anëtarë që përbënin një grup vallëzues për të kaluar më vonë në një bend muzikor shumë të dashur për publikun. Me Besnikun dhe Arbenin ishin edhe dy shokë të tjerë që u larguan pë shkaqe personale. Më pas lindi edhe emri i grupit 2po2. "Mori dashni e mjera" është kënga që bëri një "shpërthim" të madh në publik dhe njihet si kënga më të cilën bendi 2po2 bëri "boom" në karrierën e tyre. Të gjitha këngët i këndojnë me një emocion të veçantë, por kënga që rrënqeth trupin e tyre është "Hip-hop shqip", këngë kjo shumë e hareshme. Adhuruesit më shumë e mirëpresin këngën "Kujdes për djalin tënd" dhe "Pas vdekjes". Kjo bën që antarët e bendit 2po2 ti ndiejnë këto këngë në shpirt gjatë këndimit. Fillimisht kanë bashkëpunuar me kompozitorë të njohur si Enis Presheva dhe Florent Boshnjaku të cilëve u falenderohen shumë për ndihmën e tyre rreth albumit të parë. Poashtu bashkëpunim kanë pasur edhe me grupet "Rrufeja", "Ritmi i rrugës", "Imortel" e bende tjera të muzikës rep, R&B dhe Hip Hop. Derisa këngët e tyre të mëparshme vazhdojnë të dëgjohen anembanë, ata tashmë janë gati për të realizuar albumin e tyre të tretë që do të dalë së shpejti. Muzikën dhe aranzhimin për këtë album e kanë bërë vet anëtarët e bendit në studion e tyre "2 HIGH Records". "Albumi i tretë është dashur të dal në treg, por për shkak të disa punëve që kemi pasur pas albumit të dytë, koncerte, angazhim në albumet e kolegëve, dhe disa problemeve tjera teknike, albumi do të del me vonesë. Iu premtojmë adhuruesve se ky album do të jetë një freski e madhe për ta", thonë njëzëri Arbeni dhe Besniku. Arbeni dhe Besniku e dinë se ku fshihet çelsi i suksesit të tyre, ai është tek modestia e tyre dhe tek mesazhi që përcjellin nëpërmjet këngëve. Gati të gjitha këngët e këtij bendi kanë mesazh pozitiv dhe aktual duke përfshirë tema nga përditshmëria pra çdo gjë që e preokupon rininë kosovare. Jeta e tyre jashtë muzikës është prapë muzika. Kanë shumë pak kohë të dalin dhe të argëtohen me shoqëri sepse përveç këndimit ata mirren edhe me punën e producentit në studion e tyre private. Të dy anëtarët e bendit e adhurojnë reperin e njohur Tupac duke e lartësuar si reperin më të madh të të gjitha kohrave. "Është i vetmi që ka prodhuar muzikë shumë kualitative dhe të mirë, të gjitha këngët që i ka bërë, i ka bërë hit, edhe si reper, edhe si kompozitor, Tupac është njeri i madh i rep muzikës", flasin me admirim Arbeni dhe Besniku për idhullin e tyre. Kete mesazh bart edhe titulli i albumit te pare "Nuk Dorezohemi Lehte" edituar ne shtator te vitit 1997.

PASAPORTA E BESNIK CANOLLIT:
Gjatësia: 1,84m
Pesha: 84kg
Ngjyra e syve: Të zi
Ngjyra e flokëve: Të zeza
Ushqimi i preferuar: Peshqit
Muzika e preferuar: Hip Hop
Këngëtari/ja më i/e preferuar: 2 PAC
Filmi i preferuar: Scarface
Aktori/ja më i/e preferuar: Jennifer Lopez
Profesioni momental: Këngëtar dhe producent

50 EVENTET E FUNDIT
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}