Biografia
Ndjek shkollën fillore dhe merr pjesë në programe të ndryshme artistike apo televizive të organizuara nga pallati i Pionierëve apo Televizioni Shqiptartation.
1996 - 2000
Nxënëse në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja dhe modele për stilistë të rëndësishëm ose në sfilata të rëndësishme.
1999
Krijuese dhe drejtuese e programit muzikor HIT PARADE në Alba TV.
2000
Drejtuese e talent showt "13x3" në TV Klan. Krijuese e një video satirike me aktorë dhe regjisorë të famshëm shqiptarë, gjatë Festivalit Kombëtar të Filmit në TV Klan. Drejtuese e koncertit recital të grupit Boney M në TV Klan.
2001 - 2005
Studente në degën e regjisë në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës.
2001 - 2003
Themeluese dhe drejtuese e shoqatës së të rinjve të pavarur "IYA". Bashkëorganizimi dhe promovimi i vëllimit me poezi e titulluar "Zhaku" në një aktivitet të titulluar "Më në fund për pedagogët" ku artistë të rinj të arteve pamore dhe performative prezantonin krijimet e tyre në një atelier të Akademisë së Arteve. Drejtuese e Festivalit të të Rinjve në Radio Televizionin Shqiptar. Drejtuese e Festivalit Kombëtar të Këngës në Prishtinë në RTV21. Aktore dhe regjisore shfaqjesh te vogla teatrale në Akademinë e Arteve. Drejtuese ekzekutive e projekteve te organizuara me shoqaten "Independent Youth Activities". Takime tre ditore mes studentëve të universiteve të vendeve të ballkanit, ku u diskutua rreth Mitologjisë dhe Mitizimit. Lidhjeve dhe ndarjeve mes vendeve me histori të përbashkëta dhe të ndryshme njëkohësisht. / Urat e Komunikimit përmes Mitit. Skenariste dhe drejtuese e edicionit të parë të festivalit "Mikrofoni i Artë".
2003
Në Shtator 2003, Zhaku merr pjesë në Mikrofoni I Artë 2003 me këngën "Kurre S'do Ta Dish". Autore dhe drejtuese e programit radiofonik "INDIGO" me poezi dhe muzikë të shekullit 20 dhe 21 në radion BOOM BOOM. Aktore e rolit të Kamilës në shfaqjen "Kamila e ëngjëjve" në Teatrin Kombëtar, si pjesë e një projekti kundër trafikimit të vajzave dhe grave. Drejtuese festivalesh kënge në Tiranë dhe Prishtinë. Aktore dhe regjisore shfaqjesh te vogla teatrale në Akademinë e Arteve. Publikimi i poemës "Madhësisht".
2004-2005
Autore dhe drejtuese e 2 sezoneve të reality showt "Kafazi i Artë 2 dhe 3 "i transmetuar në News 24, TVSH dhe TVA. Aktore dhe asistent regjisore në shfaqjen "Kopraci" nga Moliere në Teatrin Kombëtar. Autore dhe drejtuese e talk showt radiofonik "Indigo" në radio RASH. Regjisore e shfaqjes "Pritja", vënë në skenën e Akademisë së Arteve. Regjisore e shfaqjes "Mbi divan", vënë në skenën e Akademisë së Arteve.
2006 - 2007
Autore dhe drejtuese e talk showt argëtues dhe edukues për dy sezone "Metropolitan show 1 & 2". Autore dhe regjisore e serialit satirik "Shatrapatra" për 30 javë në Vizion Plus. Regjisore e shfaqjes "Mbreti po vdes" E. Jonesko, vënë në skenën e Teatrit Kombëtar. Asistent pedagoge e regjisë dhe mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve në kursin e dytë regji. Pjesëmarrëse si artiste në Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit Pamor, "Onufri 2007", në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, me instalacionin "Dhoma nr. 7, spitali nr. 5".
2008 - 2010
Autore dhe drejtuese e talk showt radiofonik "Kopirajt" në Top Albania radio për sezonin e parë dhe në radio NRG për sezonin e dytë. Opinioniste në gazetat Panorama, Korrieri, Tema dhe në programe tematike televizive. Drejtuese e promocionit në një kompani shpërndarje produktesh për të rritur, "Pri-mall". Aktore në rolin e Merkel, në shfaqjen "Harvey", vënë në skenën e Akademisë së Arteve. Krijuese e kopirajteve në studion për krijimin e ideve të ndryshme mbi komunikimin në publik, multimedia dhe mass media "Kopirajt sh.p.k". Publikimi i Video këngës "A je në Metro" në radiot dhe televizionet shqiptare. Asistent pedagoge e regjisë dhe mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve në kursin e katërt regji. Mbledhje fondesh për restaurimin e Teatrit të Kukullave dhe krijimi i ekspozitës mbi historikun e godinës, qysh në zanafillën e tij si godinë zyrtare në kohën e mbretërisë. Autore, regjisore dhe aktore e shfaqjes "Për trupin, nga Koka", vënë në skenën e Akademisë së Arteve dhe pjesëmarrëse në Festivalin ballkanik të teatrove në Prishtinë. Autore dhe regjisore e radiodramës "Mirëdita jam një grua", transmetuar në Radio Tirana, për javën e dhunës kundër femrave dhe e shfaqjes "Një nga ditët e mija", në skenën e Akademisë së Arteve.
2011
Krijuese e markës "HARAXHUKU", një mënyrë kreative e arredimit, dizajnit dhe veshjeve. Bashkëorganizatore e tubimit të 21 Korrikut në mbrojtje të godinës së Piramidës dhe në kundërshtim me ligjin antikushtetues të votuar në parlament. Autore dhe regjisore e serialit satirik "Zhou Shou", transmetuar në kanalin "T" në Digitalb. Krijuese dhe performuese e nje albumi muzikor elektronik të paraqitur në Qendrën Kulturore Tirana Ekspres.
2012
Në Nëntor 2012, Zhaku merr pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "Aman Aman", në bashkëpunim me Kristian.