>
BIOSHQIP
Biografia
Karrierën prej muzikanti e ka filluar si instrumentist që nga viti 1993. Kurse, me këngë filloi të merrej që nga viti 1994 dhe pati një varg paraqitjesh në manifestime kulturore në Ferizaj e më gjerë. Nga përvoja dhe puna profesionale që bëri, në bashkëpunim me kolegët e tij profesional, ka punuar dhe vazhdon të punojë albume për këngëtarë të zhanreve të ndryshme të muzikës: Zbavitëse, Popullore, Hip Hop, R&B etj. Aktualisht Xhaviti punon në sektorin e muzikës në RTV "Tema".

Në korrik te vitit 2000, Xhaviti nxori në shtitje albumin e tij të parë LIVE "Këngë dasmash LIVE 1" te gjitha këngët kanë qenë të pëlqyera nga auditori i gjerë.

Në dhjetor të vitit 2001,është dal në shitje albumi i dytë "Këngë dasmash - LIVE 2" ku realizimi i këti albumi është punuar në bashkpunim me kolegët e tij profesional në "InArtStudio".

Në vitin 2002, Xhaviti punoi ne realizimin e Albumit të tretë LIVE,"Këngë dasmash - LIVE 3" me një ekip të profesionalizuar dhe me një përkudesje të veqant për realizimin sa më të mir të këti projekti. kurse ky projekt doli në shitje gjatë vitit 2003.

Viti 2003 për Xhavitin nuk ishte si të tjerët. Për herë të parë bën videoklipin e këngës "Gjurmët në trupin tim", i cili u vlerësua pozitivisht nga audienca dhe kritika.

Në vitin 2003, Xhavit Avdyli publikon albumin "Më E Mira".

Në shkurt të vitit 2004 nxori në shitje edhe albumin me titull "Me këngë do thyej heshtjen", i cili u punua në studion e tij, "InArtStudio", ku Xhaviti si producent punoi afër një viti në realizimin e këtij albumi.

Më 18 janar 2006, bën promovimin e videoklipit të këngës "Ç'na duheshin fjalët", me tekst e komponim të Xh. Avdylit. Po në këtë mbrëmje është promovuar edhe grupi "InArt Band".

Më 12 gusht 2006, është promovuar videoklipi i këngës "Dikur", me tekst të M. Mezinit, komponuar nga A. Mezini, kurse incizimi dhe realizimi u bë në "InArtStudio".

Më 28 qeshor 2007, është promovuar videoklipi i këngës "Mos Aktro", me tekst të A. Avdylit dhe komponim të Xh. Avdylit.

Më 14 korrik 2007, me këngën "Nëpër vite do t’kujtohem", me tekst dhe komponim të Veli Sahitit, Xhavit Avdyli ka fituar vendin e parë në Festivalin "Zambaku i Prizrenit".

Në vitin 2007, Xhavit Avdyli publikon albumin "Të Kërkoj".

Më 26 mars 2008, u promovua videoklipi i këngës "Shko" me tekst dhe komponim nga Xh. Avdyli.

Më 31 korrik 2008, Xhavit Avdyli nxori në shitje albumin me titull "Të kërkoj" me produksionin muzikor "DONI" Ferizaj.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}