>
BIOSHQIP
Biografia
Wendi eshte kantautore e krijimeve te veta. Pervec krijimeve individuale, nje risi eshte se ajo i punon gjithashtu vete orkestracionet e kengeve qe paraqet.

Në vitin 2010, Wendi Mancaku merr pjesë në aktivitetin "Një këngë për ty" zhvilluar ne Top-Channel me grupin "Yllkat", ku kanë fituar çmimin e parë. Po në këtë vit ajo merr pjesë në festivalin e Tiranes per femije ku vleresohet me cmimin e 2-te, ne festivalin e organizuar ne Durres per femije merr çmimin "risia e festivalit" dhe ne festivalin e Shkodres per femije merr çmimin e dyte si zeri me i bukur.

Në Shtator 2012, Uendi Mancaku merr pjesë në Eurosong Junior JESC 2012 me këngën "Ëndërra Flet". Po ne kete vit merr çmimin e 2-te ne festivalin e 49 te Tiranes, fiton çmimin e dyte ne festivalin e Tiranes per femije me kengen "kohen mos harxho" me kompozim te Klodian Qafokut dhe fiton çmimin e pare ne festivalin e Shkodres si interpretuesja me me mire dhe zeri me i bukur i ketij festivali.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}