>
BIOSHQIP

Vjollca Hamiti E Këndon Me ëndje Muzikën Popullore

03-01-2015
Vjollca Hamiti është një këngëtare e cila ka filluar të shënojë sukseset e para në fushën e muzikës. Vjollca është një talente e re e muzikës popullore, zë i cili i ka munguar kësaj rryme muzikore. Ajo sapo ka përfunduar xhirimet me produksionin MMG-Studio në Rahovec të disa këngëve popullore, të cilat këto ditë do hidhen në YouTube në kanalin zyrtar të Arkiva Shqip. Suksesi i saj është i garantuar nga vetë fakti se muzikën e promovon si kulturë dhe e mbron me shumë fanatizëm artin e vërtëtë. Me patjetër, në të ardhmen do shijojmë mjaft duete e këngë të reja.
(Arsim Kolari - Teksteshqip)

Vjollca Hamiti E Këndon Me ëndje Muzikën Popullore