>
BIOSHQIP

Vjollca Abdullahu Sjell Këngën Ritmike “Çdo Natë”

30-11-2012
Këngëtarja Vjollca Abdullahu ka sjellë këngën më të re me titull "Çdo natë". Është një këngë ritmike e punuar nga producentët Zzap&Chris, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë këngëtarja. Ajo ka bërë të ditur se "Çdo natë" do të kompletohet edhe me videoklip, mirëpo ende nuk ka vendosur se cilit produksion t'ia besojë punën. Vjollca së fundmi performoi edhe në koncertin "Thank You USA", ndërsa veç këngëve "Holla at me" dhe "Më zbukuro fundvitin", ajo është e njohur për refrenin e këngës së Skillz, "Bone veç për mu".
(Telegrafi)

Vjollca Abdullahu Sjell Këngën Ritmike “Çdo Natë”