>
BIOSHQIP

Vjollca Abdullahu, Se Shpejti Me Kenge Te Re

09-05-2012
Këngëtarja Vjollca Abdullahu është duke u përgatitur për projektin e saj më të ri muzikor. Pas këngës së saj të fundit 'Ma zbukuro fundvitin', ajo këtë herë vjen me një këngë më ritmike. "S'ma nin" titullohet kënga më e re e Vjollcës e cila sërish ka bashkëpunuar me Zzap&Chris. Kjo këngë do të shoqërohet edhe me videoklip, i cili është xhiruar nga Asha Graphics dhe pritet në fund javë të lansohet në televizione. Përveç kësaj kënge, Vjollca do të vijë edhe me një këngë të re, e kësaj radhe në bashkëpunim me reperin Singullar.
(Telegrafi)

Vjollca Abdullahu, Se Shpejti Me Kenge Te Re