>
BIOSHQIP

Violeta Kajtazi: “Vazhdoj T'i Qëndroj Besnike Këngës Së Mirëfilltë”

11-03-2015
Për të lirisht mund të themi që i ka përngjarë emrit, ajo rrezon vetëm buzëqeshje, dashuri e mirësi. Është kjo Violeta Kajtazi, e cila në këtë intervistë na flet për jetën dhe veprimtarinë e saj, ndërkaq ju ftojmë ta lexoni … TeksteShqip: Violeta, ju prej vitesh jeni pjesë e skenës dhe artit shqiptar. Kur është dalluar talenti juaj për muzikë? Violeta Kajtazi: Po, u bë shumë gjatë që jam në skenë. Talenti im është dalluar nga babai im i ndjerë, por edhe nga arsimtari i shkollës fillore, qysh në klasën e dytë, ku për herë të parë jam prezentuar për ditë të shkollës!



TeksteShqip: Në atë periudhë, cili ishte elementi që u shtynte të ecnit përpara? Violeta Kajtazi: Në familjen time këndonte babai dhe motra, nga të cilët e fitova emocionin ndaj këngës. TeksteShqip: Si keni mundur t'i qëndroni besnike këngës së mirëfilltë, duke parë se tregu i tanishëm sikur u përzie? Violeta Kajtazi: Muzika jonë është shumë e pasur. Unë jam rritur me muzikën e pastër, e dua muzikën popullore, andaj i mbes besnike. TeksteShqip: Sa i vlerësoni bashkëpunimet dhe albumet? Violeta Kajtazi: Albumi është një pasaportë për këngëtarin, prandaj e vlerësoj shumë. Bashkëpunimin e çmoj dhe atë, prandaj edhe kam mjaft të tilla.



TeksteShqip: Kush janë bashkëpunëtorët tuaj? Violeta Kajtazi: Bashkëpunëtorët e mi janë: Fatmir Muja, Ismet Behxheti, Ilir Shaqiri, Artan Bakija, e shumë të tjerë. TeksteShqip: Me Vjollcën jeni më tepër se mike. Na flisni pak rreth kësaj shoqërie që ua kanë lakmi të gjithë ! Violeta Kajtazi: Nuk ka pasuri më të madhe se kur ke një kolege të mirë, e mbi të gjitha mike të mirë. Me Vjollcën diskutojmë rreth muzikës, por edhe për gjëra familjare. E çmoj shumë dhe e dua shumë, duke mos harruar edhe Lorin e Lendita Mjekiqin, dy kolege e mike të mija shumë të mira.



Tekteshqip: Si është një ditë e zakonshme e Violetës? Violeta Kajtazi: Ditë e rëndomtë, si e çdo njeri, kafe në shtëpi me nënën e motrën. Kur kam ndonjë takim të aranzhuar, dal. Vazhdoj me studime për mastër, i bëj vizitë Vjollcës dhe iku dita hahaha (qesh). TeksteShqip: Po me mbrëmje dhe manifestime, si po kalon Violeta? Violeta Kajtazi: Në përgjithësi mirë, kudo që ka shqiptarë, mbrëmjet kalojnë mirë.



TeksteShqip: A do presin fansat diçka të re së shpejti? Violeta Kajtazi: Sigurisht që po, së shpejti do të ketë mjaft të reja. TeksteShqip: Violeta, ishte kënaqësi që pranove të jesh pjesë e personazheve tonë të intervistuar. Për fund, dëshironi të shtoni diçka? Violeta Kajtazi: Kënaqësia është e imja, ju dhe fansave ju uroj shëndet e suksese. Faleminderit!
(Arsim Kolari/Teksteshqip.com)

Violeta Kajtazi: “Vazhdoj T'i Qëndroj Besnike Këngës Së Mirëfilltë”