>
BIOSHQIP
Biografia
Lind Islami është djali i këngëtarit Bedri Islami dhe i dashuruar me Venera Lumanin. Edicioni i parë i kompeticionit "Gjeniu i vogël", e renditi atë në vendin e tretë dhe kjo ishte fillesa e rrugëtimit në muzikë të këngëtarit Lindi Islami. Pas këtij suksesi, prezantimet e tij kaluan edhe kufinjtë, kështu pati disa festivale si ai në Tutrakan-Bullgari në vitin 2005, ku u shpërblye me vendin e parë; gjithashtu një vit më pas, në Odessa të Ukrahinës u vlerësua po me vendin e parë. Në vitin 2013 Lindi ishte gjysmëfinalist i "The Voice of Albania 2", spektakël i cili i solli shumë famë dhe sukses në karrierën e tij, si edhe dy herë pjesëmarrës në festivalin e RTSH-së. Pjesëmarrës i festivalit Kënga Magjike, Lindi është vlerësuar me "Çmimi Kënga Stil" në vitin 2017; dhe në duetin e tij me Venera Lumanin në vitin 2015, ata të dy u vlerësuan me "Çmimi Best New Artist". Mes shumë prezantimeve nëpër festivale, atë e shohim shpesh në publik të jetë prezent edhe me videoklipe dhe këngë, ku në të shumtën e rasteve vjen si kantautor!

Në vitin 2004, Lind Islami merr pjesë në Gjeniu I Vogel 1 në moshën 12 vjeçare, ku ka fituar një nga vendet e treta. Po në atë moshë ka marrë pjesë në "Këngën për fëmijë" ne RTK, me një kënge të tij që titullohet "Gezuar atdhe". Ai po ashtu ka përfaqsuar Kosovën ne Ukrainë dhe Bullgari ku ka fituar vendet e para. Për një kohë ai nuk u paraqit në skenën shqiptare.


Në vitin 2012, Lind Islami merr pjesë edhe në spektaklin "The Voice 2". Në audicionet e fshehura ai bëri për vete të gjithë jurinë. Mes tyre filloi një luftë se kush ta merrteë në ekip. Sidomos mes Miriam Canit dhe Sidrit Bejlerit. Ai zgjodhi Sidrit Bejlerin. Në audicionet e fshehura u paraqit me këngën e Jason Mraz "You and I both". Në beteja ai u ndesh me Merlindën. Kënga që kishte zgjedhur Sidriti për ta ishte dueti i Rihanna dhe Eminem "Love the way you lie" por në versionin e dytë. Sidriti zgjodhi të vazhdoi më tutje me Lindin. Në knockout ai u paraqit me këngën "Your song" nga Elton John. Ai fitoi kundër Dilanit. Në natën e parë live më 28 dhjetor ai u paraqit me këngën "Gangster paradise" nga Coolio por coverin e James Morrison. Ai vazhdoi edhe më tutje. Në natën e dytë live 4 janar ai u paraqit me këngën " Let me entertain you" nga Robbie Williams. Përsëri vazhdoi më tutje.Në natën e tretë live 11 janar ai u paraqit me këngën " Grenade" nga Bruno Mars. Ai vazhdoi edhe në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale më 18 janar ai u paraqit me këngën "Make you feel my love" coverin e Adele.Ai nuk vazhdoi në finale. Në finale nga skuadra e Sidritit shkoi Venera Lumani e cila edhe e fitoi "The voice 2". Edhe pse Lindi nuk shkoi në finale ai u bë i njohur në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në vendet e tjera ku ka shqiptar.

Në Maj 2014, Lindi dhe babai i tij marrin pjesë në festivalin "Kënga ime" me dy kenge. Kënga tradicionale "Asaman trëndafili çelës", u shoqërua me kitare nga profesori i kitarës nga Peja Luan Sapunxhiu. Kënga tjeter ishte e re dhe titullohej "Gjaku im". Juria me vlerësim unanim zgjodhi që në gjysmë finale të shkojë kënga "Gjaku im".

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}