>
BIOSHQIP

Valza Bajra, Së Shpejti Me Një Befasi Latino-Amerikane

01-07-2013
Keni pyetur ndonjehere se ku ndodhet kengetarja Valza Bajra, dhe pse nuk e shohim me ndonje kenge te re? Ne mesojme se kengetarja ne Amerike tashme eshte shnderruar ne aktore. Per momentin, ajo po luan te “La Subasta”, ku ka si personazh nje skllave qe vuan pasojat e jetes, ndersa ka pranuar te luaje duke prezantuar nje vajze shqiptare me emrin Kosovare. Por kengetarja nuk e ka lene menjane muziken, ajo sapo ka incizuar nje kenge me motive latine, nga kompozitori Florent Boshnjaku, por tashme ne gjuhen spanjolle dhe vetem me disa fjale shqip. Ndersa ne muajin qe vjen, kjo kenge do te kete edhe versionin e videos. Gjithashtu mesojme se ajo ka tashme nje menaxher meksikan, ai po tenton dhe po e ndihmon qe ta fuse artisten shqiptare ne muziken latino-amerikane, pikerisht nepermjet klipit te ri, qe do te jete nje befasi.
(Panorama)

Valza Bajra, Së Shpejti Me Një Befasi Latino-Amerikane