>
BIOSHQIP

Valza Bajra Po Sprovon Veten Ne Sh.B.A.

15-04-2012
Ka disa muaj qe kur kengetarja Valza Bajra ka braktisur Kosoven per te jetuar ne SHBA. Ajo ka nisur shkollen ne fushen e aktrimit, profesion per te cilin thote se e ka dashur gjithnje. Ndonese kengen e konsideron si hobi, ndersa aktrimit synon ta kete profesion. Rruget e suksesit ne aktrim kane filluar t'i hapen, realisht pritet qe shume shpejt ajo te behet pjese e nje filmi per te cilin nuk preferon te zbuloj me shume. Nderkaq planifikon qe shume shpejt te lansoj edhe nje videoprojekt muzikor me te cilin do ta shenoj kthimin e saj ne skenen muzikore ne Kosove. Valza tani e disa muaj ndodheni ne SHBA, cfare mund te na thoni per jeten atje? Jeta ketu ne Cikago eshte shume e mire. Tani u bene disa muaj qe ndodhem ketu dhe me te vertete po kaloj per mrekulli. Nese ke talent, ketu te hapen me lehte rruget e suksesit. Une tani kam nisur shkollimin ne fushen e aktrimit, sepse besoj se kam talent ne kete drejtim. Ndersa sa i perket kenges, e kam hobi dhe eshte profesioni qe e kam dashur qe kur kam qene e vogel. Na flisni dicka me shume rreth shkollimit tuaj atje ne Cikago? Ketu kam nisur studimet ne "Taller Actoral tu Escenario" qe do te me zgjasin rreth dy vjet. Kam zgjedhur aktrimin espanol, pra do te shkollohem per aktrimin spanjoll. Perse ke zgjedhur kete lloj aktrimi? Gjithmone me ka pelqyer aktrimi spanjoll, por megjithate mendoj se kam edhe talent ne kete fushe. Gjuha spanjolle me pelqen shume, andaj e kam pare te arsyeshme qe ne kete drejtim mund te kem me shume sukses. Sa eshte shuma qe paguani ne kete shkollim? Nuk paguaj edhe aq shume, ne cdo muaj paguaj nga 400 dollare dhe per kete shkollim nuk besoj se jane shume, sepse pas perfundimit te studimeve mund te kem oferta te mira te punes. Ke ndonje oferte tani per te qene pjese e ndonje projekti filmik? Po, momentalisht kam nisur trajnimet per nje serial, mirepo nuk mund te flase me shume sepse tani per tani nuk me lejohet. Por me pas, pasi qe te perfundohet projekti besoj se mund te flas ne opinion per punen time ne kete serial. A po te mungon Kosova? Po, Kosova po me mungon mjafte shume, sepse atje kam familjen, miqte dhe adhuruesit e mi te kenges. Mirepo mundesia e pare qe do te me jepet do ta vizitoj Kosoven. Ndoshta ne fund te sezonit te veres do te jem atje dhe do te promovoj video-projektin tim te ri muzikor. Shkuarja jote ne Cikago dhe shkollimi per aktrim, mendoni se ju ka lene prapa me kengen? Besoj se pak me ka lene, mirepo une njekohesisht jam duke perfituar edhe nje profesion tjeter te dyte, keshtu qe pasi ka kryej aktrimin mund te them se jam aktore dhe kengetare. Nga kenga nuk do te ndahem kurre, mbase edhe ketu kam disa projekte muzikore, edhe ketu mund te punoj ne fushen e kenges. Mirepo edhe aktrimi kerkon perkushtim te madh. Por perseri mund te them se si aktrimi ashtu edhe kenga jane profesionet e mia qe nuk do t'i braktise kurre. Gjate kesaj periudhe sa jeni ne Amerike, keni bere shoqeri? Po, kam bere disa shoqe dhe shoke me te cilet e kalojme kohen e lire. Mendoni se atje mund ta gjeni edhe personin e dashur? Per kete nuk mund te flase ende, kur do te ndodhe kjo do te ju tregoj (qesh).
(kastriote bajrami/zeri)

Valza Bajra Po Sprovon Veten Ne Sh.B.A.