>
BIOSHQIP

Twentyfour, Një Emëri I Ri Dhe Shumë Premtues Në Skenën E Muzikës

03-06-2015
Twentyfour, një emër i ri në skenën e muzikës shqiptare i cili e ka nisur karrierën e tij me hip hop. Ai jeton prej vitesh në Tiranë dhe sapo ka realizuar projektin e tij më të ri me titull "My Music". Në një prononcim për teksteshqip.com do të keni mundësinë ta njihni më mirë 24. TeksteShqip: 24, keni publikuar para ca ditësh klipin tuaj më të ri "My Music". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti? Twentyfour: "My music" vjen pas një periudhe të shkurtër pause nga muzika pasi kam qenë i angazhuar me punën, shkollën dhe disa projekte(jasht muzikës) që kam në të ardhmen. Gjithmonë e kam të pamundur të rri pa muzikën dhe e kam shfrytëzuar këtë kohë dhe për të studiuar "tregun" muzikor në Shqipëri dhe 'My Music' vjen për ti treguar të gjithë atyre që devijojnë nga ajo që quhet rap i vërtët vetëm për të pasur përfitime monetare duke u dorëzuar komercialietit se si duhet të jetë një këngë rap. TeksteShqip: Kujt i dedikohet kënga? Twentyfour: Kënga i dedikohet muzikës që kam dëgjuar që 10 vjeç, muzikës që jam rritur dhe që më ka bërë ky që jam sot. Kënga i dedikohet muzikës time! TeksteShqip: Sa ju ka marrë kohë realizimi i projektit? Twentyfour: Në total i kam kushtuar gati 2 muaj kohë këtij projekti pasi i kam dhënë shumë rëndësi detajeve që mbase nuk vihen re për të gjithë dëgjuesit po që për mua ka rëndësi çdo detaj sado i vogël të jetë. TeksteShqip: A jeni i angazhuar me koncerte? Twentyfour: Momentalisht po këndoj më rrallë nëpër clubet e natës në Tiranë pasi dua ti jap kohë dhe shumë punë projekteve të mia muzikore që të arrij atje ku dua dhe duhet. Me hapjen e sezonit të ri sigurisht që do jem pjesë e clubeve të natës. TeksteShqip: Jetoni në Tiranë. Merreni me gjë tjetër përvec muzikës? Twentyfour: Përveç muzikës që merr një pjesë të konsiderueshme të ditës time, jam dhe student por njëkohësisht dhe punoj. TeksteShqip: Cilat janë projektet e tua për këtë verë? Twentyfour: Siç thashë dhe më lart po punoj me shumë projekte këtë periudhë, disa nga të cilat janë bashkepunime të cilat dua ti lë suprizë për të gjithë ata që më dëgjojnë. TeksteShqip: Po jeta private? Twentyfour: Jeta private nuk do të ishte e tillë po ta tregoje(qesh). TeksteShqip: Diçka për fund... Twentyfour: Në fund dua të them që muzika duhet të transmetoj emocion dhe jo lekë, makina të reja apo vajza nudo dhe njëkohesisht dua ti falenderoj të gjithë ata që më dëgjojnë mua dhe muzikën time. Faleminderit për intervistën. TwentyFour
(B.A/Teksteshqip.Com)

Twentyfour, Një Emëri I Ri Dhe Shumë Premtues Në Skenën E Muzikës