>
BIOSHQIP

Tahir Drenica, Shuhet Legjenda E Folklorit Shqiptar

23-06-2013
Me shumë keqardhje kumtojmë lajmin e vdekjes së të madhit TAHIR DRENICA (21.06.1921 - 22.06.2013) Më shumë se një Akademik është rrangu i një artisti, historiani, arkivi i gjallë i një kombi. I tillë ishte dhe mbetet në zemrat dhe kujtesat e popullit tonë emri i rapsodit të mirfilltë TAHIR DRENICA. Tipik Drenicak, burrë zakoni, rapsod ballëhapur e kokëlartë, njeri me tipare burrërore, morali - nderi - ftyra ishin vyrtytet e larta që i posedonte, kurse thesari që i fali Kosovës është arkivi i këngëve kreshnike, legjendare, lirike, epike, satirike, ... Gojë ëmbël në biseda dhe me zërin karakteristik që kishte shahirat e kishin për nder të jenë në shoqërimin e Tahir Drenicës. Këngën e ka filluar që nga ditët baritore të fëmijrisë së tij, por si shahir njihet nga viti 1948. Gjatë jetës së vet ka takuar dhe ka kënduar me këto shahira: Cuf Kadishani prej Tërsteniku, Halim Beqa prej Gllanaselle, Murat Pajaziti nga Gllogovci , Beqir Prelezin, Halil Cërvadikun, Osman Gllarevën, Qazim Berishën, Sali Bajrami, Ferizi Krasniqi, Rizah Bllaca, Sef Mleqani, Durmish Kadishani, Demir Krasniqi, Bajrush Doda, Augustin Ukaj e tjerë. E kemi has edhe me ansamblet dhe orkestrat popullorë : Hajdar Dushi, Ansamblin e Rugovës (Shahindere Bederjolli, Sheqrie Spahia, Nazmie Hoxha). Ky rapsod pas vete ka lënë shumë video dhe audio materiale sidhe autor i mbi 70 këngëve për dëshmorët dhe heronjtë e Kosovës. Gati një gjysëm shekulli ka qenë shok i pandar i rapsodit Hashim Shala i cili besoj se shumë rëndë e ka përjetuar shuarjen nga jeta të shokut të pandar Tahir Drenica.
(Forumi Shqiptar)

Tahir Drenica, Shuhet Legjenda E Folklorit Shqiptar