>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Prishtina” Nga Suad Mehmeti

15-12-2013
Suad Mehmeti ka realizuar videoklipin e tij më të ri të titulluar “Prishtina”, i cili është lansuar edhe në rrjetin “YouTube”. Edhe pse i lindur në Ulqin dhe jeton në Munich, Suadi ka vendosur këngën e re t’ia kushtojë Prishtinës, me pjesë të videoklipit që janë realizuar pikërisht në kryeqytetin e Kosovës. “Kjo është vetëm një fantazi që vjen nga unë dhe një ndjenjë që nuk ka të bëjë me kritikë personale ndaj popullit në Kosovë, por për gjendjen ekonomike, apo më mirë të them për gjendjen politike në rajon”. “Ky projekt është iniciuar qysh ne vitin 2002 dhe ashtu siç e kam përjetuar atëherë e rezultova në kohën e sotme. Sa ka ndërruar situata nga ajo kohë le të mbetet në çdo individ ta logjikoje”, thotë ai në një prononcimi për Telegrafin. Suadi, i njohur shumë për publikun kosovare me këngën e tij “Dasma” dhe për një varg baladash me ritme etno-jazz, vazhdon të jetë aktiv në fushën muzikës, duke vepruar me një jazz-bend të përbërë nga etnitetet të ndryshme dhe i titulluar “Trilogie der Lust” (Trilogjia e Merakut). Ky është një grup ndërkombëtar i përbërë nga shqiptarë, turkmen, rusë, uzbekë me orgjinë çifute, i cili vepron në Gjermani që nga viti 2001. “Duke qenë se përbëhemi nga etnitete të ndryshme, muzika jonë përveç elementeve të muzikës etno-shqiptare, ka edhe elemente klezmer – muzikë çifute. Të gjitha këtyre elementeve u kemi dhënë motive pop-rock-jazz dhe kemi bërë një përzierje të kulturave muzikore”, ka treguar më tej Suad Mehmeti.
(Telegrafi)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Prishtina” Nga Suad Mehmeti