>
BIOSHQIP
Biografia
Një ndër karakteristikat e saj, veç zërit të mrekullueshëm është edhe buzëqeshja. Sa herë që ngjitet në skenë sjell një diçka shumë origjinale dhe të menduara me shumë kujdes. Kjo është këngëtarja Silva Gunbardhi, e cila nuk ka shumë dëshirë që të flasë me fjalë, pasi ajo shprehet më shumë me muzikën e saj. Nuk mund ta cilësojmë si këngëtare të muzikës së lehta apo popullore pasi ashti siç thotë edhe vetë Silva ajo i këndon të dyja me shumë pasion dhe i falin shumë emocione. "Mund të them se kam qenë shumë e vogël kur kam nisur te këndoj. Mami im më thotë sh herë se edhe kur kam qenë ende pa dalë në këtë jetë, pra kur mami ka qenë gjatë shtatëzanise, sapo ajo ishte në ambiente ku dëgjohej muzikë, unë lëvizja vrullshëm. Pra që në bark të nënës muzika ka pasur një ndikim shumë të madh tek unë dhe unë kam reaguar ndaj muzikës (qesh). Nuk mund të flas për ato momente kur e kupton se je këngëtare tashmë, pasi vijnë shumë gradualisht dhe kështu nuk është se e ke të fiksuar në memorie atë moment. Unë kam lindur dhe jetuar një pjesë të madhe në këtë qytet të mrekullueshëm siç është Vlora. Mund të them se kam marrë gjërat më të mira të miat siç janë bujaria e vlonjatëve, por jo vetëm pasi të tillë janë të gjithë shqiptarët, këmbënguljen dhe karakterin e fortë. Fillesat e mia në muzikë nuk do të mundem asnjëherë ti harroj, për shkak të mbresave dhe ndjesive që ato më kanë lënë. Më kujtohet si tani fëmijëria ime, dhe pjesëmarrja ime tek Festivali i fëmijëve, duke u përpjekur të tregoja se unë mund të këndoja, megjithëse isha shumë e vogël. Ndërkohë, në moshën 16-vjeçare kam interpretuar në një aktivitet për të rritur, një spektakël i parodistëve të Vlorës, si edhe shumë aktivitete të tjera muzikore të shumta në numër në qytetin e Vlorës. Më pak fjalë, por me shumë domethënie, unë kam lindur me këngën dhe do jem gjithmonë pranë saj…"

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}