>
BIOSHQIP

Shyhretja Dhe Shkurtja S'kanë Kontakte Me Njëra-Tjetrën

31-07-2014
Të dyja kanë karrierë të ndritur, i duan dhe pëlqejnë prej më shumë se 30 vitesh. Shkurte Fejza e Shyhrete Behluli, këngëtaret e muzikes folklorike e popullore, që ndryshe janë quajtur ‘’bilbilat e këngës’’, pos që vijnë nga i njejti vend, Mushtishti, kanë të njejtin profesion, gjithashtu janë edhe familjare. Këngëtaret dikur kishin mardhënie të shkëlqyer mes vete dhe njiheshin si tandemi i pandashëm. Po sot? Mësojmë se prej një viti dyshja e njohur nuk kanë asnjë kontakt mes vete. Ato, nuk flasin. Në estradë thuhet se edhe Shkurta e Shyhretja po xhelozohen. As njëra e as tjetra nuk pranojnë të prononcohen në lidhje me këtë çështje.
(Gazeta Express)

Shyhretja Dhe Shkurtja S'kanë Kontakte Me Njëra-Tjetrën