>
BIOSHQIP
Biografia
Ka arritur të tërheqë vëmendjen jo vetëm me pamjen e saj prej një vajze rebeleje, por edhe me iniciativat e gjestet e bamirësisë. Sara Kapo identifikohet shpesh si vajza e aktores së mirënjohur Ema Andrea, por pavarësisht krenarisë që modelja ndjen për të ëmën, nganjëherë revoltohet. "E kuptoj që është një emër i madh në Shqipëri, por më lejoni të kem individualitetin tim". Që u bë pjesë e klipit të bashkëpunimit të Flori Mumajesit dhe Ledri Vulës ishte ҫështje teknike, por edhe pak rastësi, tregon ajo: "Në fillim donin një vajzë tullace, me sy me ngjyrë dhe rastësia që dhurova flokët pikërisht për kauzën, mendoj se më bëri një kandidate akoma më të përshtatshme për rolin. Zgjedhja deri tek unë ka ardhur nga sugjerime dhe kërkime në rrjete sociale. Bisedova me regjisorët, u takuam për prezantimin e skenarit dhe idesë, e kështu, realizuam klipin një javë më vonë" – tregon Sara, duke shtuar se, edhe pse ka bërë disa herë sete me fotografi profesionale apo ka ecur disa herë në pasarelë, nuk e ndien veten modele. Megjithatë, me gjithë ndryshimin që ka bërë së fundi, Sara tregon se qerose e ndien veten më rehat me veten: "Mendoj se të jesh seksi do të thotë të jesh rehat me veten tënde. Unë jo rehat që ndihem, por kam hyrë fiks në karakterin tim me këtë tullën dhe madje më është rritur vetëbesimi. Stili "standard" nuk më ka pëlqyer kurrë dhe më vjen mirë që kam disa ndjekëse. Unë kam qenë nga ato vajzat me flokë deri pranë vitheve, i trajtoja një herë në javë me vajra, apo maska, i lyeja me bojëra organike dhe tranzicioni ditët e para më tronditi, por aq zgjati, vetëm 24 orë." Edhe pse është duke krijuar individualitetin e vet, për një pjesë të mirë të publikut, por edhe nëpër tituj në shoëbiz, Sara është e cilësuar si vajza e Ema Andreas dhe për këtë, Sara nuk është gjithmonë komode: "Mendoj se është problem i të tjerëve, që duan patjetër të më cilësojnë si vajza e Ema Andreas. Jo se nuk jam komode, por në shumë raste, emri i saj nuk është i nevojshëm fare, siç nuk e kam pasur të nevojshëm për të ecur në çdo hap të jetës. E kuptoj që është një emër i madh në Shqipëri, por më lejoni të kem individualitetin tim. Për Emën, nëse gazetarët do bënin "detyrat e shtëpisë", mund të përflitej për dhjetëra projekte të mëdha që ka bërë si në Shqipëri, si jashtë saj. E kuptoj që ngjajmë në shumë gjëra, por unë jam Sara, Ema është Ema."