>
BIOSHQIP

Samanta Karavello, All I Need

14-07-2012
Samanta Karavello, një nga këngëtaret e suksesshme të viteve të fundit, ashtu si çdo verë edhe këtë herë ka realizuar një këngë verore, që do të prezantohet këto ditë. Gjithmonë në kërkim të inovacioneve, Samanta sjell këngën "All I need", një këngë në anglisht, me të cilën ka eksperimentuar jo pak: me muzikë të Klejdi Bahitit, tekst të Zhakut, elementë rep nga një repist shqiptar dhe me një look të ri, këngëtarja beson se përkushtimi dhe impenjimi i saj do të përqafohet nga audienca. Ajo ka zgjedhur pikërisht suplementin "Summer Time" për të treguar rreth këtij realizimi të ri dhe jo vetëm… Samanta, sapo keni nxjerrë këngën e re, ç'mund të na tregoni për të? Kënga "All I need," është shkruar nga Klejdi Bahiti, me të cilin është bashkëpunimi im i dytë dhe është real i zuar në s tudion "Threedots Production". Tekstin e ka shkruar Zhaku (Inida Gjata) dhe klipi është realizuar nga "Max Production". Cila është fabula e këngës? Kujt i dedikohet? Para se të kaloj tek përmbajtja, doja të tregoja se lançimi i këngës ka qenë planifikuar të ishte, qysh në dimër, por m'u duk më i përshtat shëm n jë prezant im në stinën e verës, pasi i shkon kësaj stine, pastaj edhe angazhimet që kam pasur nuk më kanë lënë që ta realizoja më herët. Për të vijuar pastaj me realizimin e klipit, që do shumë kohë përgatitjeje. Teksti është mjaft i kuptueshëm dhe besoj do të ngjisë tek njerëzit, e sidomos tek vajzat. Thelbi është se nuk ka vlerë pasuria pa dashuri, pasi vetë personazhi i klipit është një vajzë e pasur, por që i mungon një person në jetën e saj. Po për sa i përket videos, si vini ju këtë herë? Nuk kam shumë dëshirë të zbuloj detaje nga videoja që do të dalë këtë javë, por mund të them se ideja e videos është e veçantë. Unë shfaqem shumë ndryshe në karakter dhe "look", ndryshe nga çfarë më kanë parë në klip njerëzit deri më tani. I jam përshtatur klipit, i jam përshtatur tendencave të fundit, sigurisht brenda natyrës sime dhe jo shumë ekstravagante. Ajo që do të bjerë në sy, do të jetë roli që unë kam në këtë klip. Protagonistë do të jenë edhe djem, të cilët do të janë në rolin e vëzhguesve dhe flirtuesve. Përveç kësaj risie, në video është se këngën e këndoj me një reper, Erionin, një djalë mjaft i zoti që jeton prej vitesh në New York dhe them se do të tërheqë mjaft vë- mendje, pasi duket si një New York-ez dhe jo shqiptar dhe i ka dhënë mjaft veçanti këngës, ka bërë një thyerje, që kënga të mos bjerë në monotoni. Samanta, treguat që keni ndryshuar në këtë klip në look. Sa i përshtateni këngëve tuaja në këtë pikë, dhe deri ku do të eksperimentonit me veten? Fakti i të qenit një artiste është të përshtatesh me role të ndryshme, herë-herë duke dalë pak jashtë karakterit, por pa ndryshuar thelbin. Në klip të duhet të jesh edhe pak aktore, e në këtë të fundit unë jam. Dhe pikërisht shfaqja e vetes në situata, këndvështrime, role gjithmonë në ndryshim, sipas këngës mendoj se e bën edhe më të veçantë punën tonë, por nga ana tjetër tërheq edhe audiencën. Të realizosh klipe ka edhe një kosto jo të vogël. Në fund të një sezoni, a del kostoja e gjithë shpenzimeve për klipin, koncertet dhe gjithë përgatitjet tuaja? Është vërtetë një kosto shumë e madhe, pasi gjëja e parë që shihet në një klip janë look-u veshja. E çuditshme, në fakt, por imazhi është ai që shet në art dhe pastaj vjen rëndësia e këngës. Një klip i mirë i jep edhe më shumë vlerë këngës. Kosto ka, pasi është videoja, kënga, çdo gjë ka kosto, por kur puna bëhet mirë dhe rezultati është i pëlqyeshëm nuk llogaritet kostoja, pasi kënaqësia dhe rezultati final i eliminon ato. Samanta, a jetoni mirë me muzikë? Deri tani ia kam dalë shumë mirë. Sigurisht që më vonë çmimi im do të rritet, pasi nga gjithë këto punë vjen si rrjedhojë që ta shesësh imazhin edhe me shtrenjtë. Nuk jam kundër punës, por deri më tani nuk kam pasur nevojë të bëj ndonjë punë tjetër, përveçse të këndoj. Shto këtu faktin që kjo është punë që të jep kënaqësi. Normalisht, në muzikë ke lodhje, pasi të realizosh një këngë do kohë, do të bësh më të mirën, janë pastaj koncertet, aktivitetet, duhet të dalësh mirë, të mbash gjithmonë të gjallë publikun tënd. Ka lodhje dhe stres, t'i futesh artit duhet të mendohesh mirë dhe pastaj të synosh. Por për mua ia ka vlejtur jo pak gjithë ky përkushtim. Jeni e kënaqur me punën tuaj deri më tani? Akoma nuk kam arritur ku dua. Asnjëherë nuk kënaqem me atë që jap, pasi e di që ky nuk është suksesi im më i madh, prandaj nuk kam bërë as edhe një album timin ende, pasi duhet të bëj sa më shumë, klipe, të arrij akoma edhe më shumë. Deri më tani ia ka vlejtur, pasi këto pak video që kam nxjerrë janë pëlqyer nga publiku, dhe sigurisht që kjo më ka motivuar edhe më shumë. Të kthehemi edhe njëherë tek teksti i këngës, sa i vërtetë ju duket në realitetin e sotëm? Mua më duket mjaft real teksti i këngës. Unë nuk e kam parë ndonjëherë dhe nuk i shoh gjërat nga ana materiale në dashuri. Nuk mund të dua dikë për shkak të pasurisë së tij, dashuria është tjetër. Çfarë konkretisht për ju? Një ndjenjë, pa të cilën njeriu nuk mund të bëjë dot, njeriu nuk mund të rrijë vetëm. Kur je e plotësuar nga ana personale i bën gjërat edhe më bukur, i këndon edhe më bukur dashurisë. Statusi aktual, cili është? E dashuruar dhe e përkushtuar nga arti. Është një kohë për t'iu përkushtuar tërësisht muzikës dhe për të bërë zgjedhjet e duhura. Jeni zhgënjyer nga dashuria? Jo, absolutisht. Çdo gjë që fillon ka kulmin dhe fundin e vet. Nuk jam pesimiste ndaj dashurisë. Si parashikohet kjo verë për ju? Vera ka filluar me aktivitet në bregdet, do të jem edhe në vijim në gjithë bregdetin shqiptar. Besoj që edhe me daljen e videos, fluksi i aktivitetit të rritet edhe më shumë. Në gusht janë në plane për të organizuar disa aktivitete në lidhje me pavarësinë që mund të kenë destinacion Amerikën. Po pushime? Jam pak xheloze që nuk kam filluar ende plazhin, pasi e kam harruar vendin e origjinës Dhërmiun, por them se do të gjej ndonjë fundjavë për të shkuar. Për pushime të gjata, mendoj se do të jenë fundi i gushtit ose fillim shtatori.
(Koha Jone)

Samanta Karavello, All I Need