>
BIOSHQIP

Dashurohen Sadbere Mehmeti Dhe Arbër Zeka?

27-07-2014
Djaloshi që fitoi para dy viteve “Big Brother Albania”, Arbër Zeka, ka nisur të punojë si prezantues në një program në RTK, ndërsa jo rrallë e sheh në praninë e femrave shumë të bukura.



Sipas burimeve tona, tashmë ai sapo e ka gjetur një ëngjëll, ajo është vajza seksi që shihni në foto, këngëtare dhe modele me origjinë nga Kosova, por që jeton në Gjermani.



Vajza simpatike që i ka marrë zemrën djaloshit çapkën, quhet Sadbere Mehmeti dhe, gjatë pushimeve që ajo ka kaluar në Kosovë, është shoqëruar me Arbrin.



Ne mësojmë gjithashtu se e dashura e fituesit të “BB5” është duke konkurruar në “talent show”-n në Gjermani “DSDS”, aty ku u zbulua talenti Ardian Bujupi. Urojmë që Arbri të ketë gjetur vërtet vajzën që do ta bëjë të lumtur gjithmonë ashtu, siç duket edhe tani në foto pranë saj.
(Panorama Plus)

Dashurohen Sadbere Mehmeti Dhe Arbër Zeka?