>
BIOSHQIP
Biografia
Rosela eshte diplomuar në vitin 2005 për gjuhë angleze në Shkollën e Mesme Pedagogjike "Gjuhët e Huaja" në Shkodër dhe ka përfunduar studimet e larta për psikologji në Fakultetin e Shkencave Sociale pranë Universitetit të Tiranës prej kur edhe jeton në Tiranë. Punon në administratën shtetërore dhe studion për master në fushën e të drejtave gjinore. Rosela ende nuk ka publikuar ndonjë album. Ajo ka deklaroi per teksteshqip.com "Tashmë çdo gjë gjehet online dhe u ka humbur vlera cd-ve në shitje, por po mendoj të bëj një përmbledhje me këngët e mia për gjithë ato që kanë dëshirë ti kenë".

Që në fëmijëri ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme shkollore, duke vijuar me pjesëmarrjen e saj ne festivalet e fëmijëve në Shkodër si koriste, e më pas si soliste në vitin 1999, duke u vlerësuar kështu me çmimin e dytë, në një trio të kompozuar nga Jetmir Barbullushi me titull "Të Europës jemi ne". Gjatë kësaj periudhe është aktivizuar në aktivitete të ndryshme të qytetit të Shkodrës dhe aktivitete shkollore.

Në vitin 2003 Roselës i jepet një mundësi e mirë për të shfaqur talentin e saj, pjesëmarrja në "Krasta Show" ose "Ethet e së premtes mbrëma", spektakël që në një mënyrë i ndryshoi jetën dhe i dha mundësi të madhe për të treguar vlerat dhe talentin vokal. Vlerësohet e treta në këtë spektakël dhe menjëherë bëhet e njohur duke fituar kështu simpatinë e publikut.

Në Dhjetor 2003, Rosela Gjylbegu merr pjesë në Festivali i 42-të në RTSH me këngën "Hirushja". Menjëherë pas "Etheve", prezanton kete kenge qe vlerësohet me çmim të tretë me tekst të Pandi Laços, orkestrim të Shpëtim Saraçit dhe kompozuar nga Endri Sina. Më pas merr pjesë në festivalin evropian "Eurovision" si vokaliste në prapavi (bek-vokal) bashkë me "etheistët" e tjerë, kur Shqipëria debutoi me Anjeza Shahinin.

Ka marrë pjesë në koncerte e aktivitete të rëndësishme në gjithë Shqipërinë, si për shembull në musical "Notre Dame de Paris" ku bashkëpunon me emra shumë të njohur të muzikës shqiptare.

Me duetin e saj me Eliza Hoxhën me titull "Rruga e zemrës" (. Bashkëpunimi i Roselës me Elizën vazhdon edhe me këngën "Një tjetër jetë" (muzika nga Pirro Çako, teksti nga Ardit Gjebrea dhe orkestrimi nga Adrian Hila) të cilën ato së bashku me Pirro Çakon e interpretojnë në "Festivalin e 48-të të këngës në RTSH", në dhjetor 2009. Videoklipi i kësaj kënge, i pari për Roselën, pati premierën më 24 maj 2010 në "SuperSonic TV".

Në gjysmën e dytë të vitit 2010, Rosela ftohet të marrë pjesë në spektaklin dymbëdhjetë-javor "Këngët Popullore të Shekullit" në TV Klan, një vazhdim i formatit "Këngët e Shekullit", që fillon më 16 tetor 2010. Si pjesëmarrësja më e re, Rosela përfshihet në këtë projekt përkrah Merita Halilit, Ramadan Krasniqit, Frederik Ndocit, Stefi e Endri Priftit, Eranda Libohovës, Irini Qirjakos, Selami Kolonjës, Mayas dhe Bujar Qamilit. Për shkak të angazhimeve në këtë spektakël ajo nuk do të marrë pjesë në festivalet e këngës.

Në Mars 2014, Rosela Gjylbegu merr pjesë në Kenga Ime 2014 me dy këngë. I rikthehet festivaleve me hite ne TV Klan, ku krahas kenges "Djali I Kumbarës", Rosela prezantoi hitin ne bashkepunim me Stresin "Tash S'po Du". Kenga u pelqye shume dhe fitoi çmimin e publikut.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}