Rona Nishliu Këndon Në Beograd
19-09-2014
Rona Nishliu po thyen kufijtë e heshtjes me anë të artit. Rona pritet të hapë festivalin e artit të Kosovës në Beograd.
Zëri i Ronës do të jetë ndër të parët që jehon jo vetëm në filarmoni, por mbi hapësirat politike.
“Unë kam mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës, por këtë herë është, ky koncert paraqet një hapësirë tjetër për të shprehur punën time dhe të bashkëpunëtorëve të mi. Është interesante që në një institucion kaq prestigjioz siç është filarmonia e Beogradit të këndohet pas kaq shumë vitesh në shqip”, tha Rona Nishliu.
Festivali, “Mirëdita, dobar dan”, i organizuar për të promovuar kulturën e Kosovës në kryeqytetin serb, paraqet një fillim të thyerjes së rrjetës shumëvjeçare të mbajtjes peng të komunikimit. Ka pasur edhe më herët organizime, por jo një festival i tërë.
Në një konferencë njerëzit e kulturës dhe shoqërisë civile, thanë se arti mund të thyej çdo kufi. Por, mosdija që ekziston e pranohet lehtë, bëhet pengesë.
“Përveç dialogut politikë e institucional, duhet të ekzistoj edhe një dialog qytetar në mes Kosovës dhe Serbisë. Politika duhet ta kuptoj se në Bashkimin Evropian nuk integrohen vetëm institucionet dhe shteti”, u shpreh Millenko Dereta, Nismat Qytetare, Beograd.
Bekim Lumi, regjisor nga Prishtina, kishte sjellë një fjalor shqip serbisht që i ka shpëtuar nga lufta, si simbol i komunikimit.
“Shpresojmë se arti posedon me atë fuqi të gjuhës së tij universale, e cila mund jo vetëm të japi shenja të tilla, por edhe efekte të qëndrueshme, të cilat do të tregohen në marrëdhëniet e dy vendeve tona”, tha Bekim Lumi, regjisor.
Festivali, që zgjat për tre ditë, do të ketë disa shfaqje, filma e debate që vinë nga kultura kosovare. Më parë një pjesë e ngjarjeve kulturore janë përcjellë me kërcënime dhe kërkesa për ndalim.
(Indeksonline)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0