>
BIOSHQIP

“Eriku” I Roderikës Triumfon Në Festivalin E Shkupit

27-05-2012
Festivali i Këngës për Fëmijë “Ylberi”, i cili u mbajt të shtunën, më 26 maj në Shkup, dhe atë për të 13-tin vit me radhë, ishte i tëri i këngëtares së mirënjohur Roderika Ukelli. Kjo këngëtare, e cila njihet për aftësitë e saj të këndimit, zuri vendin e parë në këtë festival mbarëkombëtar. Juria profesionale e këtij festivali, e përbërë edhe nga emrat e njohur, si: Jorgo Papingji, vendosi me shumicë votash që kënga “Eriku”, e Roderika Ukellit të jetë fituese në këtë edicion. Në një konkurrencë të fortë, ajo doli fituese falë këngës së mirë, të cilën ia kanë realizuar Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku. Natyrisht, se aftësitë vokale të Roderikës dhe sharmi, eleganca që ka në skenë e deri te vallëzimi perfekt, bën që ajo të shpallet fituese. Roderika tashmë prej vitesh dominon skenën e muzikës shqiptare për fëmijë, kudo që paraqitet ka shumë fansa, të cilët afrohen e përqafojnë, kërkojnë të fotografohen me të, apo edhe t’i thonë ndonjë kompliment, e tillë ishte edhe në Festivalin Mbarëkombëtar të Shkupit, ku sapo u shpall fituese, të gjithë pjesëmarrësit rendnin pas saj për t’i uruar për këtë fitore të madhe. Natyrisht, se kjo është një fitore e madhe, jo vetëm për Roderikën, por edhe për Kosovën në përgjithësi, kur dihet mirë se sa është vështirë të fitohet një çmim kaq i rëndësishëm në Maqedoni ose Shqipëri, e këtë gjë me shumë lehtësi e arriti Roderika, ndonëse duhet thënë se kënga e saj ishte dukshëm më e mirë se sa këngët e tjera pjesëmarrëse, si për nga profesionalizmi, ashtu edhe për mënyrën se si e interpretoi në skenë Roderika Ukelli. Pas këtij suksesi të madh, radhën e ka Shqipëria, ku Roderika do të marrë pjesë në Festivalin “Tingulli im”, i cili është festival për video-klipe, prej nga presim që të na kthehet edhe me ndonjë çmim kaq të rëndësishëm, sa ky i “Ylberit”. Duhet thënë se, para një jave Roderika Ukelli e ka bërë video-klipin e saj “Eriku”, që ia kushton vëllait të saj dhe ja menjëherë arrin të marrë çmim të rëndësishëm. Sigurisht, ky çmim do të jetë një motiv i madh, që edhe në të ardhmen të sjellë po kaq këngë të bukura, këngë këto që mezi priten nga fëmijët, por edhe nga të rriturit. Këngë për vëllanë Duhet thënë se para një jave Roderika Ukelli e ka bërë video-klipin e saj “Eriku”, që ia kushton vëllait të saj dhe ja, menjëherë arrin të marrë çmim të rëndësishëm.
(kosova sot)

“Eriku” I Roderikës Triumfon Në Festivalin E Shkupit