>
BIOSHQIP

Rita Kastrati Artistja E Re Me Vlera Të Veçanta Artistike

03-04-2016
Rita Kastrati është artistja e re e skenës sonë. Për talentin e Ritës duhet të kemi pak më tepër konsideratë, sepse këngën e këndon më shpirt e në mënyrë brilante. Ajo sapo ka publikuar dy këngët e saj të para "Kush po hyn në vallë" dhe "Kanagjegji", ku qartë dallohen cilësitë e saj artistike, meqë këngën e ka traditë familjare dhe është mbesa e artistes së pazëvendësueshme Shqipe Katratit.. Artiste e këtillë një kohë të gjatë i ka munguar skenës shqiptare, ndaj Rita Kastrati na rikthen shpresën se kënga e mirëfilltë shqipe do rilind edhe nga brezi i ri.
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)