>
BIOSHQIP
Biografia
Redis Kalaja, është një artist i sapo rishfaqur në estradën e muzikës rap hip-hop të stilit të kohës dhe shumë premtues për të përcjellur një energji të vecant ndryshe nga cfarë është dëgjuar deri më sot. Është rritur me frymën e këtij stili muzikor dhe i motivuar shumë nga përditshmëria e mënyrës së jetesës jo fort të këndshme dhe me plot sakrifica, e bëri atë të nisë hapat e para si raper,tekstshkrues & producent që në moshën 12 vjec. Njohurit mbi muzikën i zgjeroi akoma mv shumë duke ndjekur studimet në shkollën Artistike Jordan Misja dhe i finalizoi deri më sot në Universitetin e Arteve. U njoh me jetën e rrugës që fëmijë duke parë nga afër arrogancën dhe përbuzjen, lakmin dhe ambicien, duke e kuptuar dita ditës ku jo cdo gjë është aq e thjesht sa duket në plan të parë, por do jesh ti ai që do e gjesh rrugën që ta bësh të thjesht, ndoshta edhe në mënyrën më të vështir.

Në vitin 2008 REDIS bashkë me rrethin më të ngushtë të tij formuan dhe grupin KGK (KALAJA's Grand Key) ku dhe produksionet e para u regjistruan në studion e tij me po të njëjtin emër (KGK production (records)). Ndryshe ai u quajt edhe me nofkën si Smoke Shaky (një tym që lëkundej kudo). "Tym i lëkundshëm", "Whats new", "Pa pushim", janë disa nga këngët e para. Më pas duke pasuar me këngë të tjera, dhe këngetar të grupit ku dhe u realizua kënga e "A-G - Për motrën time" e cila pati shumë sukses. "Night Shine" ishte një tjetër realizim i arrirë ku REDIS ishte pjesmarrës në Top-Fest 9 si Smoke Shaky. Më pas kënga "Back in Time" ku kjo e fundit u prezantua në një big koncert të mbajtur në rastin e 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë "Flaka që bashkon historinë" (realizim i rtv ora news).

U desh që pas këngës Back in Time REDIS bën një shkëputje prej pothuajse 6 vitesh. Ky pushim i gjatë e shtyu të eksploronte në rryma të ndryshme dhe kultura të ndryshme muzikore gjë e cila e bën akoma më të kompletuar dhe më të vecant si rap artist. "Skip limits"- REDIS 2018 pritet të jetë viti i rapit të tij. Kënga 1 2 3 e lancuar (21/12/2017) thjesht simbolizon rikthimin e tij duke përfaqsuar KGK denjësisht brand new school, gjithashtu është pjesë e mixtape që REDIS po përgatit dhe që shumë shpejt do jetë pjesë e tregut.

Më datë 1 Maj 2018, Redis publikon videoklipin "Bingo".