>
BIOSHQIP

Skandal, Papushit I Vidhet Kënga Dhe Imitohet Me Zërin E Tij

07-12-2013
Kemi parë që shumë artistë të këndojnë këngë duke i përshtatur në gjuhën shqipe e duke i marrë edhe nga muzika e huaj. Por nuk kishim dëgjuar dhe parë kurrë që dikush i merr këngën një artisti shqiptar dhe ia këndon me zërin e këngëtarit duke lëvizur buzën sikur po këndon ai, e këtë të tjerët e regjistronë dhe e fusin në program. Kjo ka ndodhur këto ditë me një i ashtëquajtur këngëtar Trim Jakupi ku ka kënduar në një produksion filmik për vit të ri këngën e Papush Sadikut “ Aa më le pak”. Papushi pak kohë më parë në Zico TV kishte treguar se muzika ishte e huazuar dhe me leje pasi është e njëjtë me këngën e këngëtarit bullgar, por ai është skandalizuar kur e ka parë Trimin duke bërë sikur e këndonte ne këtë xhirim i cili është hedhur në Youtube. Për ne Papushi ka thënë : “Eshtë turp se si merret kënga e gatshme pa lejen time e bëjnë marrëzira e inqizime e shpërndarje në Youtube”. Ndërsa në fund Papushi shumë i indinjuar ka treguar për ne se ka qindra mesazhe nga miq se si ai ka lejuar një gjë të tillë.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)