>
BIOSHQIP
Biografia
Asokohe do të përdorte të gjitha "marifetet" e mundshme për të rënë në sy me veshjet ekstravagante, flokët, lëvizjet apo vështrimet provokuese në skenë. Por tani pas disa vitesh, duket se ndryshimi ka prekur dhe ndryshuar vërtet Orinda Hutën. Përtej linjave të vizatuara dikur, ajo adoleshentja çapkëne që magjepste të gjithë. Tani ajo rishfaqet më sharmante. Aspak provokuese si dikur, me stilin e të kënduarit dhe lajkat pa fund. Orinda ka ndryshuar. Kjo ka qenë një përthyerje e papritur e këngëtares me sy të kristaltë. Nuk është as më pak as më shumë, veçse faza e fundit e adoleshencës: ajo ndihet më e rritur. "Nuk do ti kthehem më të shkuarës me këngë të thjeshta dhe të zakonshme. Jam gati të paguaj për këngë që vërtet ia vlejnë për cilësinë, sado shtrenjt qofshin ato. Tani kam plot projekte, mes të cilave programe televizive që drejtoj vetë në një televizion"-rrëfen Orinda Huta. Megjithë ndryshimet, shumë prej tyre duket se e cytin të kurojë imazhin e saj, i cili prej kohësh është vënë re që ka nisur të lëvizë…, sigurisht për mirë! Ajo vajza që thirrej "Baby" kërkon të eksplorojë më shumë se kaq. Sigurisht që nuk është aspak e lodhur nga kënga, por së fundmi e ka ngjitur edhe televizioni. Në projektet e saj e shohim të përfshirë në botën e spektaklit, si një prezantuese. Në kokën e saj me kaçurrela të verdha, Orinda ka endur gjithçka deri në detaje, ku roli i saj i një prezantuese që edhe këndon bukur. Ndihet më e pjekur profesionalisht, kurrësesi vetëm sepse u vlerësua me një çmim te Kënga Magjike. Ajo rrëfen se përzgjedhjet e saj muzikore, përsa u takon bashkëpunimeve këtej e tutje do të jenë më të qëmtuara dhe më profesionale. Të qenit sqimatare në këtë treg gllabërronjës, e bën të vrasë trurin para ofertave, sigurisht për të mos gabuar. Sigurisht që të mos shfaqet me këngë që rrezikojnë ta rikthejnë pas në kohë, por edhe me lookun e dikurshëm. "Pas Këngës Magjike ndihem vërtet më e sigurt dhe e qartë për zgjedhjet që duhet të bëj. Sigurisht nuk kam për tu kthyer pas, tek këngët e thjeshta. Jam gati të paguaj sado shtrenjtë për një këngë cilësore"-thekson ajo. Madje bashkëpunimi me Rexhepagiq dhe Dimitrov, kanë qenë dy zgjedhje vërtet të mençura që Orinda ka bërë dhe nuk e fsheh krenarinë. Këtë herë të gjithë e kanë vënë re vërtet ndryshimin e madh të Orindës...

EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}