>
BIOSHQIP

Olti Curri E Quan Gënjeshtër Aksidentin E Veselit

22-09-2015
Fituesi i këtij edicioni të BigBrother, Albania Vesel Kurtishaj po vazhdon të marr vëmendjen e publikut në Shqipëri. Kësaj radhe Veseli është pjesëmarrës i spektaklit “Dance Ëith Me”, ku për partner ka këngëtaren Alberie Hadergjonaj. Gjate natës së mbrëmshme te spektaklit, Veseli arriti që të shpallet mbreti i natës nga votat e publikut duke u shpallur fitues i natës së parë edhe pse me dorë në gjips, raporton Indeksonline. Por siç duket opinionisti Olti Curri nuk ka qen i bindur që Veseli ka thyer dorën duke aluduar në një mashtrim televiziv, e për ketë bazohej në disa foto ku Veseli shihej me dorën e majtë e në disa me dorën e djathtë të fashuar. Në fakt një efekt i tillë shfaqet nga kamera e smartphone gjatë fotove që Veseli i bënte ne snapchat, Olti ka bere një status duke akuzuar produksionin dhe Spitalin Amerikan, por ishin te shumte komentuesit të cilët e demantuan duke i treguar që ky është një efekt i kamerës së smartphoneve, raporton Indeksonline. Pavarësiht gjitha sqarimeve, Olti vazhdoi edhe më tej duke shtuar që “Prape dyshon dikush ??? Hahahahhahahah... Ngado ta kthesh doren, e majta eshte e majte dhe e djathta eshte e djathtë”, ka shkruar ai. Mbetet të shihet nëse Olti do i kërkoj falje veselit për këtë keqkuptim.
(Indeksonline)

Olti Curri E Quan Gënjeshtër Aksidentin E Veselit