>
BIOSHQIP

Ekskluzive : Nora Dhe Roberti Nuk Janë Ndarë

15-2-2016
Ekskluzive : Nora Dhe Roberti Nuk Janë Ndarë
Sot nëpër mediat online si GazetaBlic dhe Magazina.Al kemi pasur mundësinë të ndjekim një lajm i cili ka tronditur mbarë showbizin shqiptar.

Fjala është për çiftin e shumëpërfolur Nora & Roberti për të cilët sot është spekuluar gjatë gjithë ditës se ata janë ndarë.

Mirëpo teksteshqip.com ka mësuar se e vërteta është krejt ndryshe. Nora & Roberti vazhdojnë ende të jenë bashk.

Spekulimet nga mediat thanë sot se Nora ka ndërruar vendbanim dhe se është shpërngulur e vetme në një apartament në lagjen Arbëria në Prishtinë apo e njohur si "Dragodan".

Banorët e zonës e kan parë Norën teksa zbarkon valixhet e vetme, e ndërsa thuhej se ajo bashk me vajzën e saj Renee jetojnë atje prej 3 javësh.

Thashetheme nuk iu shpëtoi as bashkshorti i saj Robert Berisha për të cilin u tha se arsyeja e ndarjes me Norënm ishte një vajzë e re e moshës 20 vjeçare top modele, e cila kishte hyrë në mes të çiftit.

Por që gjithçka del të mos jetë e vërtetë pas vetë Roberti ka prononcuar sot se arsyeja e shpërnguljes së Norës në atë apartament është se ata po e ndërrojnë vendbanimin deri në qershor, ku më pas do të shpërngulen përsëri në shtëpin e tyre më të re në "Marigona Rezidence", shtëpinë të cilën Nora e par konfirmuar se e ka blerë përmes emisioni Prive.
(B.A/Teksteshqip.Com)