>
BIOSHQIP

Njomza Vitia, Një Tjetër Talent Nga Kosova Në Skenën Botërore

25-10-2012
Njomza Vitia është vetëm 18 vjeç nga Prishtina, por është transferuar në Chicago bashkë me familjen e saj. Si shumë talente ne muzikë, Njomza bëri hapat e saj të para drejt suksesit në kanalin e saj Youtube, që sot numëron mbi 2 milion klikime. Pas këngëve COVER nga Rihanna, Beatles, Kid Cudi, Drake etj, Njomza shkruan dhe lançon 2 këngë si projekte SINGLE. Në Tetor 2011 del kënga e saj e parë me titull "Nightmare" dhe në Prill 2012, balada HIT "Ridin' Solo". Kënga del ditën e 18-vjetorit të Njomzës. Zëri i saj është perfekt për muzikën kontemporane dhe nuk vonuan kërkesat për bashkepunime me këngëtarë si Banks, Rendezvous dhe së fundmi me G-Scott në këngën "Fools Gold".
(teksteshqip.com)

Njomza Vitia, Një Tjetër Talent Nga Kosova Në Skenën Botërore