>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Peng” Nga Nidora Gjyriqi

19-10-2014
Nidora Gjyriqi ka publikuar videoklipin e saj më të ri "Peng", njëkohësisht të parin në karrierën e saj.Për të gjithë ju që nuk e mbani mend, është Nidora Gjyriqi nga The Voice of Albania 1. Gjithashtu para 1 viti ishte pjesë e Top fest 10 me këngën "Lamtumire".



Nidora për teksteshqip.com ka shpalosur detajet e videoklipit së saj të fundit: "Ky është projekti i parë me video. Është punuar me këngën dhe klipin njëkohësisht për një periudhe gati 2 mujore, periudhë ndoshta jo shumë e gjatë por që gjithçka doli e përkryer. Kënga & klipi janë punuar në studion SWART, staf i Top Chanel" - ka thënë ajo.



E pyetur nga ne se për çfarë flet kjo këngë dhe nësi i dedikohet apo jo dikujt, Nidora thotë se kënga nuk ka ndonjë tematikë të veçantë: "Kënga nuk është se ka ndonjë tematikë shumë të zgjeruar, është këngë verore shumë ritmike rinore, flet për një çift të dashuruar që janë bashkë pavarsisht peripecive që mund të kalojë një marrëdhënie dhe vajza që i drejtohet djalit që s'mundet ta duronte humjen e tij.



Në fund të bisedës, Nidora na ka shpalosur edhe disa nga planet e saj të afërta rreth muzikës, ku na ka treguar se një ndër to, mund të jetë realizimi i videos së këngës "Lamtumirë" të cilë ja ka kushtuar babait të saj dhe e këndoi vjet në Top Fest: "Rinisa rrugën e artit me pjesmarrjen në Top Fest 10 mbas një shkëputje kur humba babain tim, krahun tim të djathtë mund ta quaj. Kjo është dhe arsyeja e këngës "Lamtumire" që ja kam dedikuar babait tim. Ndër planet në vazhdim s'është se dihet çdo gjë sepse rruga ka plot surpriza por ndër planet e shpejta mendoj ti bëj një video këngës "Lamtumirë" dhe them do jetë një projekt shume i veçantë. Rrugës të artit, të skenës dhe festivaleve mendoj të mos i ndahem. Imazhi im, vokali im, s'ka përse ti mungoj muzikës shqiptare.
(B.A/Teksteshqip.Com)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Peng” Nga Nidora Gjyriqi