>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo lindi në Shkodër me 20 Nëntor 1959 dhe ka filluar të këndojë kur ka qenë në shkollën fillore. Më vonë ajo merrte pjesë në festivalet e fëmijëve në Shkodër dhe pastaj në atë kombëtar. Në moshën 18 vjeçare iu ngjit skenës së festivlit të madh. Suksesi që ka pasur në këngët e saj ishte i padiskutueshëm, madje edhe vetë Vaçe Zela e ka përzgjedhur atë në këngën që do të këndonin në versione të ndryshme. Bashkëkonkurrente me të ka qenë edhe Ema Qazimi dhe Irma Libohova, të cilat kanë pasur vokal brilant. Myfaretja, në fakt, është cilësuar në më të shumtën e rasteve me çmime të treta. Ajo vazhdon të ketë aktivitete dhe koncerte në vende të ndryshme të botës si këngëtarët e tjerë të muzikës sonë.

Ajo ka nxjerrë në treg albumin me titull, "Më mungon", i cili përmban njëmbëdhjetë këngë. Me realizimin e albumit ajo mbushi njė boshllëk që e kishte gjithė kohës. Këtë e ka bërë edhe më shumë për të kënaqur adhuruesit e saj.

ÇMIMET:
Çmimi "Çesk Zadeja’’, Çmimi i Karrierës, "Mikrofoni i Artë",
Natën gala e 45 -vjetorit të RTSH është vlerësuar në 5-shën e këngëtarëve më të
mirë të viteve ‘60-‘80 ( Vaçe Zela, Ema Qazimi, Luan Zhegu, Tonin Tërshana,
Myfarete Laze), Çmimi "Naim Frashëri’’, "Nderi", nga Shoqata Artistike Tirana, "Nderi
i Kombit", nga Unioni Artistik Kombëtar, "Ambasadore e Paqes", "Qytetare
Nderi", nga shoqata "Çamëria’’, "Doktore në Diplomaci".

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}