>
BIOSHQIP

Motrave Bushi Nuk I Interesojnë Festivalet

07-12-2013
Motrat Bushi – Ermina, Edmonda dhe Leonora – këngëtaret që u bënë të njohura me këngën kushtuar ish-kryetarit të Gjakovës, Pal Lekaj, thonë se nuk kanë nevojë që të marrin pjese në ndonjë festival, mirëpo nuk e kanë hedhur poshtë mundësinë që në të ardhmen të konkurrojnë në ndonjë të tillë si Kënga Magjike. “Nuk kemi marrë pjesë asnjëherë në asnjë festival... Ne jemi zhanër popullor dhe më me dëshirë mbesim te ndonjë koncert, ndonjë koncert humanitar qoftë, qoftë brenda Kosove, jashtë Kosove, siç edhe kemi marrë pjesë nëpër shumë koncerte...”. “Nëpër festivale s’kemi marrë pjesë, edhe s’e di, ndoshta ndonjëherë në të ardhmen, por s’ka nevojë. Për neve unë flas, ne jemi tri në një, kur flet njëra ashtu janë të gjitha të të njëjtit mendim, nuk kemi nevojë... ndoshta në të ardhmen...” , ka thënë njëra nga motrat, Ermina, për emisionin Prive të Klan Kosova. Sa u përket bashkëpunimeve, ato do të dëshiron të realizojnë ndonjë projekt të përbashkët me Sinan Vllasaliun. Ndërkaq, sa i përket kryetares së re të komunës, Mimoza Kusari-Lila, ato kanë thënë se nuk do t’i kushtojnë këngë, porse shpresojnë që t’i mbajë premtimet dhe presin ndryshime nga ajo.
(Telegrafi)