>
BIOSHQIP
Biografia
Talenti i Mira Konçit u zbulua në fundin e viteve '80 nga kantautori Gjergj Leka. U organizua një koncert recital për prezantimin e saj në publik dhe u transmetua nga Radio Televizioni Shqiptar. Një mega-koncert, një mega-prezantim që bëri xhelozë këngëtarët më me zë të asaj kohe. Mira sillte një fryme të re në muzikën e atyre viteve që qante për ndryshim. Pas këtij prezantimi, Mira Konçi u bë protagoniste absolute e festivaleve të viteve në vazhdim. Njohja me Shpëtim Saraçin, bëri që ata të dominonin skenën e muzikës shqiptare për vite me radhë duke sjellë këngë që këndohen edhe sot. Pas martesës me Shpëtimin, Mira u largua nga muzika për t'iu dedikuar familjes së saj. Mira dhe Shpëtimi kanë dy fëmijë, Drini dhe Era. Aktualisht jetojne ne SHBA.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}