>
BIOSHQIP

Meti: “Puna Ime Në Miss & Mister Swiss Francophone”

06-11-2015
Ai është nga Kosova, jeton në Zvicër e njëkohësisht meret edhe me muzikë. Meti Bërbatovci ka realizuar disa projekte muzikore të cilat deri më tani kanë ngjallur interes tek publiku në Kosovë. Në këtë bisedë ai flet edhe punën në Miss dhe Mister Swiss Francophone. Si arrinë të menaxhosh karierën tënde? Arrij mirë por jo edhe sa duhet sepse nuk jam shumë në Kosovë dhe është e vështirë sepse atje është pak e vështirë, cdo herë udhëtoj mirëpo mundohem aq sa kam mundësi. Sa vështirë e ke pasur? Kam pasur shumë vështirësi në fillim sepse nuk kam njohur njerëz të duhur në jetën e shoubizit, cdo gjë shkonte me të njohur, por tash falë punës së madhe jam gjindur disi. A mendon se artistëve të rinjë ju jepet hapësirë e duhur? Ju jepet hapësirë atyre që kanë dikë të njohur në televizione, ndërsa të rinjëve jo edhe aq shumë. Cka je duke punuar dhe cilat janë të rejat e Metit? Për momentin jam në bisedime për dicka, këngë akoma nuk kam vendosur asgjë por mendoj të bëj një projekt ashtu si dua unë dhe një klip të kushtueshëm. Je shpesh pjesëmarës në Miss &Mrs Swiss, na thuaj më shumë rreth këtij projekti? Po tash e gjashtë vite punoj në Miss&Mister Swiss Francophone, jam thuajse në të gjitha anët aty, në gjysëm finale e finale, mundohem të ndihmoj si staf, këtë vit edhe do të këndoj dhe do jem përkrahës i shqiptarëve dhe shpresoj që të shkojnë në finale.



(Blerand Rexhepi - Teksteshqip.Com)

Meti: “Puna Ime Në Miss & Mister Swiss Francophone”