>
BIOSHQIP

Mentor Mripa I Rikthehet Kompozimeve

18-07-2014
Ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri, por që tani po vjen me një bashkëpunim, por që dëshiron ta lë befasi se kush është ai që do të bashkëpunojë me të. Mentori ka treguar se nëse ka financa do ta bëjnë edhe videoklipin. Cilat janë angazhimet tuaja aktuale rreth muzikës? Një këngëtar i cili po tenton t’i rikthehet muzikës, më ka ftuar përmes telefonit, jeton jashtë në Gjermani, dhe unë kam shkruar tekstin dhe kam kompozuar melodinë, dhe shpresojmë ta lansojmë në fund të muajit të ardhshëm. Nuk do të doja që të zbuloj emra, por po ju them se jam kthye kompozimeve. A është i famshëm ky këngëtar? Ka qenë dikur, pas shumë kohësh pret t’i kthehet muzikës. Unë bashkë me Riza Dolakun e kemi bërë orkestrimin e muzikës, mirëpo më gëzon fakti se jam kthyer dëshirës sime për të kompozuar. A do të shkojë me videoklip kjo këngë? Kjo varet nga këngëtari, nëse ai dëshiron ta financojë. Në fillim të muajit gusht do të lansohet kënga dhe më vonë dikur ndoshta edhe me videoklip. Gjithsesi se edhe ai ka dëshirë edhe me videoklip ta lansojë, dhashtë zoti t’i realizohen dëshirat. A keni ndonjë koncert apo mbrëmje muzikore? Nuk mund të them se kam ndonjë koncert, apo ndonjë mbrëmje, por kur dëshiron dikush unë këndoj. Gjithsesi se jam i hapur, unë këndoj edhe muzikë të lehtë edhe popullore. Si e kalon përditshmërinë Mentori? Jam me ramazan në këtë muaj, mirëpo nuk është ky arsyetim. Kryej ca punë dhe jam në përgatitje që të bëj një përpunim të një kënge të mirë argëtuese që shpresoj që do t’u pëlqejë njerëzve.
(Arbnora Xani)

Mentor Mripa I Rikthehet Kompozimeve