>
BIOSHQIP

Matilda Shushari Rrëfen Për Nisjen E Karrierës Së Saj

27-02-2014
Matilda Shushari, këngëtarja e cila para pak kohe publikoi videoklipin e saj më të ri "Mos Ik" vjen në një rrëfim ekskluziv për websajtin tonë. Përse zgjodhi ThreeDots? A do të kemi ndonjë porjekt të ri nga ajo? dhe se çfarë ka të re nga jeta e saj private, na tregon ajo në vazhdim... TeksteShqip: Matilda, së fundmi keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "Mos ik". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti? Matilda: Ndihem shumë e lumtur për realizimin e këtij projekti, pasi impakti pas përfundimit të tij ka qenë vërtetë shumë pozitiv. Muzika është realizuar nga i madhi Ervin Gonxhi, teksi nga Ronela Hajati dhe videoklipi nga Chill Pro. Është një produksion i Threedots Production. Përveç këtyre, "Aleksi Sallon" ka qenë pikërisht ai i cili u përkujdes për make-up dhe hairstyle e ndërkohë Sallon "Lina" për veshjen time. Të gjithë kanë bërë punë vërtetë shumë të mirë dhe i falenderoj me shpirt për gjithë këtë përkushtim të madh. TeksteShqip: Kësaj rradhe zgjodhët bashkpunimin me ThreeDots? Përse u drejtuat tek ky produksion? Matilda: Nuk është hera e parë që bashkëpunoj me Threedots Production e realisht ndihem vërtetë e lumtur që kam mundësine të bashkëpunoj me ta. Mund të them me plot gojë që është e vetmja studio produksioni e cila ofron profesionalizëm dhe prej saj dalin hite të vërteta. TeksteShqip: Sa jeni ndarë e kënaqur me suksesin e këngës deri tani? Matilda: Ndihem pafund e kënaqur për suksesin e kësaj kënge, pasi kjo këngë transmetohet në televizion dhe radio, e ndërkohë dëgjohet & shpërndahet nëpër rrjetet sociale. Komentet kanë qenë shumë pozitive dhe kjo tregon pozitivitet në një masë të gjërë. TeksteShqip: Cila janë projektet e tua të ardhshme pas këtij klipi? Matilda: Preferoj ta bëj surprizë(qesh). TeksteShqip: Po me koncerte jeni e angazhuar? Matilda: Për momentin nuk jam e angazhuar me koncerte. Gjatë sezonit të verës angazhohem më së shumti nëpër koncerte. TeksteShqip: Kthehemi pak në kohë. Hapat e para, ku i more në X Factor. A e ndjek tani këtë spektakël dhe si tu duk finalja e madhe dhe fitorja e Ergit? Matilda: Nga X Factor kam filluar të rritem dhe ndërkohë ndiej shumë nostalgji sa herë e shoh atë skenë aq shumë të bukur. Sigurisht që e ndjek këtë spektakël dhe ndërkohë shoh që X Factor ka vërtetë shumë talente. Ergi më ka pëlqyer pa masë dhe kam qenë shumë pozitive ndaj tij për ta fituar. Ka qenë një fitore e merituar! TeksteShqip: Po nga jeta private? Matilda: Jeta private po ecën shumë mirë TeksteShqip: Keni marrë pjese vjet në Top Fest. Po këtë vit do ju shohim në një nga festivalet tona? Matilda: Me shumë dëshirë shpresoj të më shihni në Kënga Magjike. TeksteShqip: Faleminderit që gjete kohë për intervistë. Për fund nëse dëshiron të shtosh diçka... Matilda: Ju falenderoj shumë juve për ftesën tuaj. Dëshiroj të falenderoj Threedots Production për besimin e madh ndaj meje e ndërkohë të falenderoj fansat e mi për çdo mbështetje dhe suport prej tyre. Ju dua!!
(Teksteshqip.Com)

Matilda Shushari Rrëfen Për Nisjen E Karrierës Së Saj