>
BIOSHQIP
Biografia
I vlerësuar që në fëmijëri me çmime të treta, të dyta dhe të para në festivalin e fëmijëve në Korçë, gjithashu pjesëmarrës edhe në festivalin mbarëkombëtar të fëmijëve në Shkodër. Në vitin 2005 bëhet pjesë e spektaklit "Ethet e së premtes" ku renditet në vendin e tretë në finale. Pjesëmarrës në spektakle të ndryshme si "Këngët e shekullit" në vitin 2007, "Netët e Klipit Shqiptar" etj.
Gjithashtu numëron pjesëmarrje në të gjitha festivalet e muzikës në Shqipëri "Fest RTSH", "Top Fest", dhe "Kënga Magjike" ku në vitin 2012 është vlerësuar në çmimin "Best FT" dhe me çmimin "Çesk Zadeja" në vitin 2015. Në kanalin e tij në youtube numëron 35 milion shikime më këngë dhe duete të rrymave si folk, pop-folk, pop, pop-rock etj, në bashkëpunime me artistë të njohur shqiptarë.

Babai i Mateusit eshte nga qyteti i Shkodres, ndersa nena e tij eshte nga qyteti i Korces. Mateusi ne klasen e peste filloi te merrte mesimet e para te muzikes ne Liceun "Tefta Tashko Koco" te Korces, ku instrument primar kishte kitaren dhe ate sekondar pianon. Ne kete kohe ai aktivizohej ne festivalet e femijeve ne qytetin e Korces ku eshte vleresuar per 4 vite me nje çmim te 3-te, dy here cmimin e 2-te dhe dy here te tjera eshte vleresuar me cmimin e pare. Mateusi ka marre pjese edhe ne fesivalin mbarekombetar te femijeve ne qytetin e Shkodres.

Në vitin 2005, ne moshen 15 vjecare Mateusi merr pjese ne spektaklin "Ethet e se premtes mbrema", ku ne 7000 konkurente nga te gjitha trevat shqiptare ai ishte pjese e 10 konkurenteve finaliste ku edhe u rendit ne vendin e 3.

EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}