>
BIOSHQIP

Majlinda Dada Ka Shumë Plane...

19-10-2013
Majlinda Dada, këngëtarja nga Tirana, e cila ka kohë që jeton në Zvicër, vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Majlinda na tregon më shumë rreth fillimeve të saj në karrierën muzikore si dhe planet e reja që ajo ka për të ardhmen. Në vazhdim ndjekim intervisten em Majlindën... Teksteshqip: Majlinda, na trego se kur ka filluar karriera jote si këngëtare? Majlinda: Karrierra ime si këngëtare ka filluar në Festivalin e Fëmijeve në Shkodër në vitin '92 ku kam marrë pjesë bashkë me vëllain dhe ku kemi zënë vendin e dytë. Pastaj kam marrë pjesë në "Ethet e së Premtës Mbrëma" 2003 ku jam renditur në 8-shen e më të mirëve. Pastaj fillova të marrë pjesë në koncerte dhe festivale të ndryshme.



Teksteshqip: Porjekti juaj i fundit muzikor ishte "Zemra e huaj". Një videoklip nga Max Production. Na trego pak më shumë rreth këtij projekti? Majlinda: Ky ishte një projekt i suksesshëm, gjej rastin për të falenderuar autorin e tekstit Stine-n dhe Max Production për videoklipin dhe të gjithë fansat për mbështetjen e tyre. Mund të them që "Zemra e Huaj" ishte një sukses këtë verë. Teksteshqip: Sa jeni e ndarë me suksesin tuaj deri më tani? Majlinda: Deri tani jam e kënaqur me suksesin e arritur por duhet shumë punë për të patur arritje edhe më të mëdha dhe pse jo të fuqishme (qesh).



Teksteshqip: Sa jeni e angazhuar nëpër koncerte? Majlinda: Nëpër koncerte kam qenë shumë e angazhuar. Kemi qenë në Australi, Zvicër, Gjermani etj. Me pak fjalë ka qenë një verë e mbushur plot me punë dhe padyshim e bukur. Teksteshqip: Kur do të vijë kënga e re e Majlindes? Dhe a do të bashkpunoni përsëri me Stinen? Majlinda: Nuk mund të flas gjatë rreth këtij projekti, por do të ketë një videoklip të ri, padyshim në bashkpunim me Stinen.



Teksteshqip: Ke menduar të realizosh ndonjë album? Majlinda: Po, do të ketë një album, por as për këtë nuk flas dot më gjatë sepse do ja u lëmë fansave të vlerësojnë. Teksteshqip: A do ta shohim Majlindën në ndonjë festival? Majlinda: Po. Do të marr pjesë në Top Fest dhe te Kënga Magjike, ashtu siç kam marrë pjesë në Top Fest 8 me këngën "Pjesë e jetës time".



Teksteshqip: Majlinda ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe portalin tonë për planet e tua dhe jetën private. Për fund dëshiron të shtosh diçka. Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut? Majlinda: Faleminderit juve për intervistën e mrekullueshme. Fansat i falenderoj pafund dhe shpresoj të më mbështesin siç kanë bërë deri më tani, sepse nuk do të ju zhgënjej edhe në të ardhmen.
(Teksteshqip)

Majlinda Dada Ka Shumë Plane...