>
BIOSHQIP

Videoklipi Shqiptaro-Zviceran Që Po Kundërshton Ideologjinë Zvicerane

22-10-2015
Personazhet e klipit, në të shumtën e rasteve janë me buzëqeshje në fytyrë, si një kundërthënie e ideologjisë zvicerane se shqiptarët janë të mrrolur, të armatosur e me vetura ekstravagante Këto ditë, në Bernë të Zvicrës u promovua një videoklip i ri i shqiptarit, i cili ka shkaktuar revolucion të vërtetë nëpër rrjetet sociale. Të gjendur para një brenge të madhe midis integrimit të të rinjve shqiptarë në Zvicër dhe ruajtjes së traditës e rrënjëve shqiptare të trashëguar brez pas brezi, Lulzim Axhami, enkas për „Shtegu.com“ ka deklaruar: „Pas një pauze të gjatë tetëvjeçare, mora guximin t’i kthehem prap skenës së rep-it të Zvicrës me nje minialbum të ri që së bashku me stafin tim i finalizuam dy videoklipe të xhiruara, njëri ne Zvicër dhe tjetri në Zvicër, e disa pjesë tjera në Kosovë. Në fund të shtatorit doli kënga ime e titulluar „Rückkehr“ (Rikthimi) me videoklip në mediat e shumta elektronike dhe të shkruara, ku u pritë me shumë interesim dhe entuziazëm nga publiku dhe fansat e shumtë shqiptarë dhe zviceranë. Ndërsa, kënga e dytë që doli me videoklip në publik me datë 9 tetor 2015, titullohet „Albophobie“. Edhe kjo këngë, qysh në ditën e parë të publikimit zyrtarisht, bëri jehonë të madhe dhe u mirëprit në skenën e hip hopit jo vetëm këtu në Zvicër, por edhe në Kosovë, pasi që teksti i këngës paraqet realitetin e hidhur të emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këtë vend duke u ballafaquar me lloj lloj probleme jetike integruese në njërën anë, dhe në anën tjetër mospranimin dhe akceptimin e komuniteteve të huaja, sidomos atyre të shqiptarve nga disa parti djathtiste zvicerane që mbjellin vazhdimisht urrejtje ndaj të huajve“. Jeta e Lulit nuk ka shumë dallim nga jeta e një shqiptari tjetër të ri në Zvicër. I rritur në nje lagje të Bernës, ku numri i të huajve i arrin në 45 për qind, i edukuar dhe arsimuar nga prindër intelektualë shqiptarë, ai ka arritur të mësojë shumë nga edukata prindërore. Babai i tij, Rufat Axhami, pishtar i arsimit në Kosovë, e nga fundi i shekullit të kaluar edhe në Zvicër, është munduar që sa më shumë t`i mësojë fëmijët për traditën, kulturën e rrënjët shqiptare. Në shtëpinë e tij asnjëherë nuk është folur gjuha gjermane, por në gjuhën e nënës është mësuar për transmetimin e kulturës shqiptare në Zvicër, në mënyrë sa më të mirë dhe integrimin e fëmijëve të tij në shoqërinë zvicerane: „Mendoj se prindërit e mi kanë kryer punë të mirë në drejtim të edukimit të fëmijëve“, pohon Luli. Lidhur me inspirimin që e detyroi Lulin të promovojë videoklipin në fjalë, ai vazhdon: „Këtë ide apo inspirim e kam pasur gjithmonë, por kur nuk e kisha mundësinë ta realizoj. Thjesht, besoj që „Timeingi“ (koha) ka qenë perfekte. Këto ditë ishin edhe zgjedhjet në Zvicër, kështu që sa i përket tekstit, ndoshta kisha mundësi t`ia hapë sytë ndokujt. Deri më sot ia kam realizuar 5 videoklipe“. Sa i përket jehonës së promovimit të videoklipit, ai për një kohë shumë të shkurtër ka bërë një „BUM“ të vërtetë, duke u klikuar rreth 20.000 herë brenda dhjetë ditëve: „Pa klikime të blera“, ka shtuar Luli, duke pohuar se për një shtet siç është Zvicra, ky është një sukses mahnitës. Ai më tej rrëfen se edhe mediet zvicerane kanë shfaqur interes për videoklipin e tij dhe së shpejti pritet të interpretohet edhe në to, pasi përmbajtja e klipit i takon realitetit zviceran. Personazhet e klipit, në të shumtën e rasteve janë me buzëqeshje në fytyrë, si një kundërthënie e ideologjisë zvicerane se shqiptarët janë të mrrolur, të armatosur e me vetura ekstravagante. „Muajin e ardhshëm jemi duke menduar të xhirojmë edhe një spot tjetër të albumit me titull „Reditum“, i cili do të dalë më datë 23.10.2015 ne: iTunes, iGroove, Spotify, Amazon, Deezer dhe të gjithë onlineshopat e tjerë. Nga data 29.10.2015 edhe CD do të del në shitje në: Mediamarkt, Exlibris, Cede.ch …,ndërsa është duke u përgatitur edhe një album i radhës i cili pritet të promovohet në vitin 2016. Të gjitha këto mund të gjenden nëpër rrjetet sociale nën shifrën „LUL DxE“. E gjithë kjo punë e imja mund të shkrihet në një porosi për rininë shqiptare në Zvicër: Dëshiroj që ata të ecin përpara, të punojnë për të ardhmen, të dalin nëpër gazeta për gjëra pozitive e me vepra të mira“, ka përfunduar Lulzim Axhami.
(zhurnal)

Videoklipi Shqiptaro-Zviceran Që Po Kundërshton Ideologjinë Zvicerane