>
BIOSHQIP

Lora Braha Pëlqen Të Eksperimentojë Me Pamjen

30-01-2013
Sapo ka bërë një tatuazh në dorë, kuptimin e së cilës nuk e ka të definuar, por thjeshtë duket si një lule e zbukuruar të cilën këngëtarja Lora Braha e ka bërë me insistimin e grimeres së saj. “Të them të drejtën tatuazhi të cilën e kam bërë në dorë nuk ka ndonjë domethënie të caktuar, por vetëm është një zbukurim nga ana e grimeres sime e cila është iniciatorja për ta bërë këtë tatuazh. Në momentin që grimerja ime ma propozoi këtë tatuazh më pëlqeu dhe pranova ta bëjë në dorë. Por ky tatuazh që mbajë në dorë është i përkohshëm dhe brenda një muaji largohet”, ka thënë ajo për “Zëri”. Lora së fundi ka bërë edhe një ndryshim në pamjen e saj dhe është një këngëtare që preferon të bëjë eksperimente në dukjen e saj. “Sapo kam bërë një ndryshim në flokët e mia dhe thënë të drejtën më pëlqen të eksperimentoj me dukjen time. Preferoj që në çdo paraqitje time të dukem më ndryshe”, shton ajo. Lora aktualisht është e angazhuar rreth përgatitjes së videoklipit të ri, të këngës “Ku ke ik” të cilin klip thotë se do ta punoj në Kosovë. “Tani këto ditë do të nisë punën në videospotin e këngës “Ku ke ik” të cilin kam planifikuar ta punoj me ndonjë produksion vendor. Pra do të jetë një prodhim vendor”, thekson ajo. Përveç angazhimeve në karrierën muzikore, Lori vazhdon punën në divizionin e kontabilitetit dhe biznesit në Bankën për Biznes. “Natyrisht se kam shumë angazhime në profesionin tim të këngës, ku përveç mbrëmjeve muzikore dhe koncerteve në diasporë vazhdoj të kem mjaftë shumë punë edhe në ahengje gazmore. Mirëpo mundohem që edhe anën profesionale apo thënë më mirë punën në Bankën për Biznes ta kryej me mjaftë vullnet. Pra kur njeriu ka vullnet për punë mund t’ia arrijë në dy profesione”, shprehet Lora në fund.
(K. Bajrami / zeri)

Lora Braha Pëlqen Të Eksperimentojë Me Pamjen