>
BIOSHQIP

Mega Mbrëmje Nga Lindon Camaj Më 15 Gusht Në Tuz

10-08-2014
Një prej zërave më të mirë të Malësisë dhe një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare Lindon Camaj ka menduar edhe këtë verë të sjellë një mega koncert në Tuzin e tij. Ashtu si vitin e kaluar artisti do të mbledhë me zërin dhe hitet e tij shumë artdashës dhe bashkëatdhetarë të ardhur për të pushuar në vendlindjen e tyre. E këtë herë do të jetë ambienti fantakstik në terasën e hotel Oasis dhe mbrëmja duke nisur nga ora 21 e 15 gushtit ku artisti për orë të tëra do të argëtojë bashkëvendasit e tij, ndërsa mësojmë se interesimi ka nisur të jetë shumë i madh për këtë koncert. E ftuar speciale në këtë mbrëmje do të jetë edhe këngëtarja e hitit ‘Të ka lali xhan’, Silva Gunbardhi për të kënaqur publikun e madh atë natë. Ritëm, muzikë e shoë të udhëhequr edhe këtë herë nga moderatori Maksi, e ndërsa mbrëmja e 15 gushtit do të jetë pikëtakimi vetëm në Oasis në Tuz për tu argëtuar pa fund nën hitet e Lindon Camajt dhe Silva Gunbardhit.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Mega Mbrëmje Nga Lindon Camaj Më 15 Gusht Në Tuz