>
BIOSHQIP

Lindon Camaj Me Zë “Dogji” Malësinë

20-08-2013
Ashtu sic edhe ju kishin lajmëruar më parë, këngëtari i shumë hiteve shqiptare Lindon Camaj ka mbajtur një koncert në qendër të Tuzit, ku kishin ardhur fansa të shumtë dhe artdashës që e duan muzikën e artistit nga të katër anët shqiptare. Edhe ne ishim aty ku Lindoni ka kënduar për orë të tëra në praninë e më shumë se 1 mijë vetëve në një nga koncertet më të mëdha që është mbajtur në Tuz , e kontretisht në Troja. Këngëtari i cili ka bërë revolucion në muzikën shqiptare ka mbledhur shumë miq, madje të pranishëm për të kërcyer dhe argëtuar kanë qenë edhe artistë të tjerë të njohur të Malësisë, e ndërsa shqiptarët që kishin ardhur nga diaspora janë argëtuar deri në orët e para të ditës tjetër nën ritmin dhe muzikën e artistit I cili me zërin e tij e ‘dogji’ gjithë Malësinë.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Lindon Camaj Me Zë “Dogji” Malësinë