>
BIOSHQIP

Lindon Camaj Sjell Një Tjetër Hit

30-07-2013
Këngët e tij jo vetëm janë ritmike por janë kthyer tashmë në hitet e muzikës shqiptare. Mjafton të përmëndesh emrin e tij, dhe menjëherë të bën të mendosh se është fjala për një artist me vite në skenën muzikore shqiptare. Fjala është për Lindon Camaj, që është e pamundur të veçojnë disa nga hitet tij, pasi ka shumë, por mund vetëm tju kujtojmë “Buzën e tua”, “Moj shkodrane” “Maturantët” ‘Vashat të bukura”, apo edhe hitet më të reja si “Misi i Shqiptarisë”, ‘Mos shqipni kuq e zi’, apo “ Krushqit e Pajtimit”. Këngëtari i njohur shqiptar ka në treg pesë albume, ku në treg ndodhet albumi më ri tij ardhur para gjysëm viti me titull “Moj Shqipni kuq e zi”, ku po dëgjohet shumë ndërsa ka edhe një bashkëpunim në këtë album me artistin nga Kosova , Naim Abazi dhe ku i referohet këngës “Vallja e Shqiptarisë”. Këngëtari nga Malësia e bukur shqiptare e Malit të Zi cdo herë ka ditur të zgjedhë edhe bashkëpunëtorë të mirë sic janë Ilir Berani, Edmond Zhulali si dhe shumë kompozitorë të njohur shiptarë për të sjellë këngë të bukura dhe cilësore. Lindoni sapo ka sjellë në treg një këngë të re me një video shumë interesante me titull ‘Dua’, që është kthyer në një hit të kësaj verë. Pas suksesit të këngës me rastin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar “Moj Shqipni kuq e zi”, kishte ardhur koha për një këngë që i referohet dashurisë, këngë kjo që ka një video të realizuar në Gjakovë nga produksioni ‘AM Production” me qendër në Prishtinë dhe ku po merr çdo ditë e më shumë komente shumë të mira dhe po dëgjohet dhe klikohet shumë. Këngëtari Lindon Camaj është protagonist edhe nëpër festivale mbarëkombëtare si në atë të RTVSH-së, por është një nga këngëtarët më të kërkuar nëpër koncerte të ndryshme dhe evente të mëdha shqiptare brenda dhe jashtë tokave shqiptare kudo ku ka shqiptarë në tërë botën. Ndërsa ne mësojmë se artisti nga muaji shtator do të jetë në një turne në Amerikë ku shpesh herë është i pranishëm, si dhe shumë koncerte ngado, por nuk duhet të harrojmë se ai është artisti i cili kërkohet shumë edhe nëpër dasmat shqiptare.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Lindon Camaj Sjell Një Tjetër Hit